Flash

Almeda Abazi: Tolgahan ka inat shqiptari

Lapsi.al 21 September 2020
Almeda Abazi: Tolgahan ka inat shqiptari

Në një intervistë për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu”, Almeda Abazi foli për jetën e saj në Turqi, projektin e ri që pritet ta rikthejë së shpejti në televizion , për jetën si nënë dhe për marrëdhënien e saj me Tolgën.

Sa herë diskutohet për marrëdhënien e tyre të krijohet përshtypja se Almeda dhe Tolga janë ai çifti perfekt mes të cilëve ka gjithmonë harmoni dhe vështirë t’i imagjinosh duke debatuar. Në fakt, si të gjitha çiftet edhe ata kanë mosmarrëveshjet dhe debatet e tyre. Zënkat mes tyre duket se lindin për shkak të kokëfortësisë së Almedës, të cilën Tolga dhe turqit në përgjithësi e quajnë “kokëfortësi shqiptari”.

“Mua më thotë gjithmonë që kam inat shqiptari... ose më saktë kokëfortësi shqiptari, është shprehje këtu. Më thotë ‘Ok, e vërtetova që shqiptarët janë me të vërtetë kokëfortë”. Unë për atë që mendoj ose për atë që dua, i shkoj deri në fund, rri tek ajo imja. Është pak vështirë të më ndërrosh mendje. Ndoshta kjo është arsyeja që debatojmë”, -ka rrëfyer Almeda.

Sa i përket xhelozisë, Almeda dhe Tolga e kanë zgjidhur, pasi as njëri dhe as tjetri nuk bëhet xheloz jashtë limiteve.

“Jo, të betohem jo! Nuk jam xheloze. Gjithmonë më pyesin, edhe për shkak të punës së Tolgës. Nuk jam xheloze, por sigurisht njeriun që dua shumë mund ta xhelozoj. Është diçka normale... por nuk e kaloj asnjëherë atë limitin.

[As unë] Nuk i kam dhënë asnjëherë shkak të bëhet xheloz. Unë nuk jam tip që dua ta bëj burrin xheloz. Nuk e çoj deri në atë pikë. S’jam tip që vishem shumë ekstravagante, nuk jam tip që dal në klube gjithë kohës, s’jam tip që rrotulloj sytë sa andej-këtej. Kështu që s’ka arsye pse të bëhet xheloz”, -është shprehur ajo.

Të këshilluara

Kim K , dëshiron të ndahet nga Kanye West

Sipas mediave të huaja, Kim Kardashian është e gatshme që të divorcohet nga  Kanye West. Çifti thuhet se është duke kaluar në probleme të shumta muajve të fu...

14:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46