Flash

Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së

Lapsi.al 20 September 2020
Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së
"Njeriu i fortë i Shqipërisë Edi Rama ndonëse bërtet me të madhe se kërkon pranimin e vendit në Bashkimin Europian ruan një tis shantazhi në ajër: "nëse ju më mbyllni portat unë do të jem i detyruar të kthehem nga Ankaraja". Kështu shkruan në numrin e fundit të saj, e përjavshmja franceze "Marianne" e cila i kushton një analizë të gjatë mardhënieve shqiptaro turke me titullin : "Nën sqetullën e vëllait të madh turk". Kopertina e Marianne ku kete jave u botua artikulli i gazetarit Ian Hamel (artikulli foto lart) Natyrisht ashtu sikurse është bërë tashmë e zakonshme artikulli fillon me trafikun e drogës dhe me lojën e socialistëve për të gositur lazaratin për ta përhapur më pas këtë drogë në të gjithë vendin për përfitimet e tyre. Por ai bazohet tek roli neo-ottoman i Erdoganit mbi Shqipërinë. Ai thekson se kapitalet turke po investohen në ekonominë lokale dhe përmend bankën BKT, Eagle mobil dhe Albtelekom si dhe miniera, shkolla, spitale hidocentrale e natyrisht, Air Albania.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

"Ky neo ottomanizëm ekonomik shoqërohet nga një diplomaci aktive fetare" shkruan Marianne e cila përmend ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan që po ndërtohet në qendër të Tiranës me 4 minare dhe që kushton 40 milionë euro të financuara nga vëllai i madh turk. Artikulli nuk harron të kujtojë se Erdogan që  hiqet si "protektori i komuniteteve turke në Ballkan vuri gurin e parë të kësaj ndërtese, që do të nxërë 5 mijë besimtarë, gjatë inagurimit të saj në 2015 në Tiranë". Sipas revistës kjo është pjesë e një strategjie pjesë e së cilës janë fondacione bamirëse dhe shkolla fetare që janë shumë pranë AKP (partisë në pushtet në Ankara).

“Në rast se do të përmbyset bota…”/ Rama: Fola me Erdoganin, kemi ndihmën e garantuar

"Përballë gjithë kësaj bujarie, kryeministri Edi Rama, i lindur në një familje katolike, nuk e ka vrarë shumë mendjen për të ekstraduar antarët e lëvizjes fetare të Gylenit që kur ky i fundit u bë armiku i presidentit turk" shkruan e përjavshmja franceze. Revista që përmend rastin e Saimir Tahirit dhe të kryebashkiakëve të kriminalizuar mbështet tezën e pallateve që qëndrojnë bosh sepse janë ngritur për të pastruar paratë e drogës. Por e një ton ironik ajo e mbyll artikullin me historinë e tërmetit për të cilin u premtuan shumë ndihma nga jashtë, por vetëm ato turke kanë mbërritur. Permblodhi nga Marianne/©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI