Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Njerëzit bojkotojnë filmin e ri 'Mulan'

Lapsi.al 20 September 2020
Njerëzit bojkotojnë filmin e ri 'Mulan'

Versioni live-action i filmit të animuar “Mulan” është tashmë i disponuesëm për të gjithë të abonuarit e Disney+, ndonëse do të duhet të paguajnë afro 30 dollarë nëse duan ta shohin para datës zyrtare të publikimit më 4 dhjetor. Megjithatë në Twitter ka nisur një fushatë për të bojkotuar Mulanin.

E gjitha nisi kur protagonistja e filmit, Liu Yifei, deklaroi mbështetjen për zbatimin e ligjit, pasi policia kineze u akuzua për dhunë ndaj protestuesve pro-demokracisë në vitin 2019 në Hong Kong. “Unë mbështes policinë në Hong Kong. Tani, mund të më sulmoni të gjithë. Çfarë turpi për Hong Kongun,” shkroi ajo në Weibo, një rrjet social kinez. Komentet e saj në 2019-n dolën sërish në sipërfaqe pas publikimit të “Mulan”.  Protestat e Hong Kongut nisën në qershor të 2019-s dhe janë pro-demokracisë, ndryshe nga Kina, e cila po përpiqet të forcojë kontrollin e saj. Shumë njerëz besojnë se forcat policore po kontrollojnë njerëzit që protestojnë dhe po përpiqen të shtypin protestat për demokracinë. Aq më tepër që Liu është shtetase amerikane.

“Mulan është princesha ime e preferuar dhe kam kaq kohë që pres për filmin, por duke marrë parasysh që aktorja protagoniste mbështet policinë, mendoj se s’duhet të paguajmë për këtë,” shkruan një përdoruese në Twitter. “Nëse mbështet të drejtat e njeriut, nëse urren dhunën policore, nëse mendon se artistët, aktorët dhe kompanitë duhet të kenë përgjegjësi sociale, nëse respekton aziatikët, bojkoto Mulan,” shkruan një tjetër. Producenti i Mulan dhe ekzekutivi i Disney, Jason T. Reed, së fundmi komentoi polemikat rreth filmit. “Epo, mendoj së pari, se është një situatë shumë e komplikuar për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Kinë,” tha ai për Yahoo Finance. “Natyrisht, tensionet midis dy entiteteve janë shumë të komplikuara. Unë nuk jam i kualifikuar për t’i diskutuar ato. Unë jam këtu për të përfaqësuar filmin.”

Të këshilluara

Miley Cyrus: Jam shtirur në shtrat me Liam

Miley Cyrus prej tre vitesh po punon fort për albumin e shtatë, i cili më shumë siguri nuk do i pëlqejë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja ka ...

13:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46