Flash

Pas arrestimit Fjolla Morina përfundon në spital

Lapsi.al 19 September 2020
Pas arrestimit Fjolla Morina përfundon në spital

Fjolla Morina ka përfunduar në spital pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.

Pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Momentalisht, ende nuk dihet nëse ajo do rikthehet në qeli apo do lihet e lirë.

Kujtojmë se Fjollës i është gjetur në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë dhe ajo ka tentuar të kalojë kufirin me të.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë.

Uniformat blu kanë sekuestruar edhe një pistoletë lodër dhe thuhet se Fjolla është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e saj “Audi”.

Të këshilluara

Miley Cyrus: Jam shtirur në shtrat me Liam

Miley Cyrus prej tre vitesh po punon fort për albumin e shtatë, i cili më shumë siguri nuk do i pëlqejë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja ka ...

13:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46