Flash

Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme e Gjykatës Supreme

Lapsi.al 19 September 2020
Ndahet nga jeta gjyqtarja e famshme e Gjykatës Supreme

Gjyqtarja shumë e famshme e Gjykatës Supreme Ruth Bader Ginsgurg është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Sipas CNN, gjyqtarja ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas. Ginsgurg shërbeu në Gjykatën Supreme që ng viti 1993, e caktuar që nga koha kur në pushtet ishte presidenti Clinton. Gjyqtarja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Washington e rrethuar nga familjarët. Kolegët e quanin figurën e saj historike në botën e drejtësisë. E lindur në 1933 në Brooklyn, Ruth u bë shumë e famshme edhe për fjalët e këshillat e çmuara që tregonte herë pas here. Ajo u rrit duke admiruar të ëmën, falë së cilës mësoi rëndësinë e të qënit e pavarur.

"Nëna ime më thoshte vazhdimisht dy gjëra. E para që duhet të isha një zonjushë dhe e dyta të isha e pavarur."

Kur u vendos në krye të Gjykatës Supreme, Ruth ishte gruaja e dytë gjyqtare atje, pas Sandra Day O'Connor. Gjatë gjithë karrierës së saj, u kujdes të ishte një kampione për të drejtat e njeriut. Në 2010-ën, kur i shoqi u nda nga jeta si pasojë e kancerit, ajo tha: "Ai ishte djali i vetëm që kam dalë të cilit i interesonte që unë kisha tru." As pas vdekjes së tij, ajo nuk mungoi asnjë ditë të vetme në punë. Kur Jennifer Aniston e pyeti RBG (inicialet e gjykatëses) si mbajti gjallë martesën e saj për aq shumë kohë dhe 86-vjeçarja i tha: “Është mirë të mos dëgjosh ndonjëherë. Një fjalë e ligë, njerëzit nuk janë të përsosur, ndonjëherë duhet të bësh sikur s’thanë gjë.” Vitet e fundit, gjyqtarja u kthye në ikonë për gratë në mbarë botën, pas deklaratave ku kundërshtonte Donald Trump-in si president të Amerikës. Në 2018-ën u realizua një dokumentar për jetën e saj, i quajtur "RBG".

Të këshilluara

Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të...

14:49

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46