Flash

Më 20 Shtator do të ndalohet zyrtarisht TikTok në Amerikë

Lapsi.al 19 September 2020
Më 20 Shtator do të ndalohet zyrtarisht TikTok në Amerikë

Administrata Trump ka deklaruar sot (e premte) se do të ndalojë njerëzit në SHBA të shkarkojnë aplikacionin më të famshëm të momentit, Tik Tok-un! Duke filluar nga e diela (20 shtator) në Amerikë nuk do të lejohet më shkarkimi i aplikacioneve të kompanive kinize, siç është Tik Tok dhe WeChat. Të dyja këto platforma përdoren nga më shumë se 100 milionë njerëz atje.

Bazuar në njoftimin e bërë nga "US Department of Commerce", urdhri i ri do të ndalojë të gjithë shkarkimet e aplikacionit pas datës 20 shtator. Duke filluar nga 12 nëntori edhe përdoruesit ekzistues nuk do të munden më të shohin video në Tik Tok apo të jenë vetë aktivë në këtë platformë.

Të gjithë ata që e kanë Tik Tok-un në telefonin e tyre do të mund ta përdorin deri në 12 nënto. Ky vendim erdhi pas përpjekjeve të gjata për ta mbajtur larg Amerikës platformën e famshme kineze, me justifikimin se ky aplikacion është duke "kërcënuar sigurinë kombëtare, politikat e jashtme dhe ekonominë e SHBA-së".

Deri më tani, Apple, Google dhe Tik Tok nuk kanë ende një përgjigje për vendimin e marrë. Më 22 gusht, TikTok tha se po planifikon të kundërshtojë Urdhrin Ekzekutiv të administratës Trump që kërkon ndalimin e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara, duke shkuar në gjykatë. Kushti i vetëm me të cilin platforma mund të qëndrojë në TikTok është nëse blihet nga një kompani amerikane, por mesa duket platforma nuk ka vendosur të dorëzohet aq shpejt.

Madje, platforma e famshme i hodhi poshtë akuzat dhe pretendimet e administratës Trump, duke thënë se do të refuzonte të jepte të dhëna amerikane në Kinë edhe nëse diçka e tillë do t’u kërkohej.

Të këshilluara

Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të...

14:49

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46