Flash

Largohet një tjetër aktore nga “Portokalli”

Lapsi.al 19 September 2020
Largohet një tjetër aktore nga “Portokalli”

Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nisë me disa mungesa të mëdha. Emra të njohur nga trupa e aktorëve kanë dhënë dorëheqjen nga spektakli për të nisur rrugëtim tjetër artistik. Dy emrat e fundit që u përfolën për largim ishin Renada Caci dhe Egla Ceno, aktore të disa roleve në spektakël.

Renada e konfirmoi vetë largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa Egla Ceno ka folur ekskluzivisht për Iconstyle për këtë vendim të rëndësishëm. Aktorja e njohur ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë për shkak se nuk është përputhur në ide me regjisorin, Altin Basha. Ceno shton se po punon njëkohësisht për t’u rikthyer me një shfaqje në teatër dhe për një film aksion me metrazh të shkurtër. Megjithatë aktorja e lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer sërish në Portokalli.

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, u shpreh Egla Ceno për Iconstyle.

Aktorja ka pasur role me peshë në Portokalli si ai i Jeni Sejçilit (imitim i moderatores Eni Vasili), i Zimbiles, i shoferes së re si dhe disa monolog të shkurtër.

Të këshilluara

Miley Cyrus: Jam shtirur në shtrat me Liam

Miley Cyrus prej tre vitesh po punon fort për albumin e shtatë, i cili më shumë siguri nuk do i pëlqejë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja ka ...

13:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46