Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Çifti gay të njohur në “Instagram” flasin për jetën e tyre në Tiranë

Lapsi.al 19 September 2020
Çifti gay të njohur në “Instagram” flasin për

Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift gay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Si një çift pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve, ata kanë rrëfyer historinë e dashurisë në emisionin “Ora e Tiranës” në Top News.

Si është të jesh një homoseksual në Tiranë? Sa të vështirë e kanë personat me orientim seksual ndryshe të përshtaten dhe të jetojnë në një komunitet paragjykues. Renaldo, 22 vjeç, është njohur me Kevan, një 26-vjeçar nga SHBA, përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan në një nga kafenetë e Tiranës. Kevan jeton prej disa kohësh në Tiranë dhe punon si mësues anglishteje. Ndërsa Renaldo punon si fotograf dhe editor.

Historia e tyre nisi me një mesazh në Instagram dhe ai që hodhi hapin e parë ishte Renaldo.

“U njohëm në rrjetet sociale. E ndoqëm njëri-tjetrin në Instagram sepse kishim disa miq të përbashkët. Pastaj u takuam në një prej kafeneve të Tiranës. Herën e parë që e pashë, mendova se është i këndshëm. Pastaj thashë me vete ‘nuk mund të mos e pëlqej’. Me kalimin e kohës nisa ta dashuroj”, -thotë Kevan.

Renaldo tregon se ishte dashuri me shikim të parë dhe mendon se do të jetë dashuria e vetme për të.

I bëra mesazh sepse pashë që kishim shokë të përbashkët. M’u duk interesant. I shkruajta, fjalia e parë ishte ‘Hello’, ‘How are you doing’. Më pas i bëra dhe një koment te një postim i tij. Aty filloi gjithçka. Filluan mesazhet, pastaj u takuam. Është partneri i parë dhe besoj se do të jetë vetëm i vetmi. Unë besoj te dashuria me shikim të parë. Dhe nëse është dashuri, pse të mos jetë përgjithmonë?!”

“Jam shumë i lumtur. Renaldo është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur kohët e fundit, e kam njohur në një periudhë të vështirë dhe ai hyri si një Superman dhe më ndryshoi jetën”, -tregon Kevan.

Ai rrëfen se u ka treguar familjarëve që është gay para 2 vitesh. Reagimi i tyre ishte suprizë për Kevan, pasi u treguan mbështetës. Ai tregon se vendosi t’ua tregonte përmes email-it, sepse do ta kishte shumë të vështirë t’ua thoshte nga telefoni.

“Mendova se mënyra më e mirë ishte t’ua shkruaja ato që ndjeja në 11-12 faqe. Po, shkruajta vërtet shumë. Në fillim ia thashë babait, gjyshes dhe motrës. Nënës ia thashë një vit më vonë. Përgjigjja e babait ishte: Unë prapë të dua dhe jam krenar për ty. Gjyshja më tha: E dija! Mamit ia thashë para një viti dhe le të themi që kaloi një atak paniku. U shokua, por për mua kjo bën sens. Iu desh kohë që ta pranonte dhe e kuptoj. Nuk mund të pres nga njerëzit e mi që ta pranojnë menjëherë, pasi edhe mua m’u desh kohë që ta pranoj faktin që jam gay”, -shprehet Kevan.

Ndërsa Renaldo tregon se ka humbur shumë njerëz për shkak të orientimit seksual. Shumë miq e mikesha nuk e kuptuan dhe u distancuan.

Renaldo dhe Kevan tregojnë se e ndjejnë veten shumë mirë në Tiranë. Megjithatë nuk afrohen shumë në publik, pasi njerëzit shohin, flasin dhe jo të gjithë i kuptojnë.

Të këshilluara

Miley Cyrus: Jam shtirur në shtrat me Liam

Miley Cyrus prej tre vitesh po punon fort për albumin e shtatë, i cili më shumë siguri nuk do i pëlqejë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja ka ...

13:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46