Flash

Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Lapsi.al 18 September 2020
Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të gjithëve na shkuan sytë tek unaza në gishtin e Sindit, e cila dukej si një unazë fejese. Nuk e dimë nëse Seldi i ka dhënë sërish fund beqarisë pasi asnjëri prej të dyve nuk dëshiron të prononcohet. Ditën edjeshme, çifti ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5”, duke bërë kështu daljen e parë publike të dy. Ata treguan se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

“Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë”, u shpreh Seldi.

Sindi tregoi se gjërat erdhën në mënyrë spontane dhe se muajit e karantinës i kaluan së bashku, pasi Seldi mbeti në Belgjikë, ku ajo jeton. Më tej, bukuroshja brune shtoi se mbi të gjitha ata janë shokë të ngushtë dhe se personi i parë që merr në telefon është ai.

“E vërtetoj këtë fakt. Gjërat erdhën shumë spontane, u takuam na ecte muhabeti, mbi të gjitha jemi shumë hokë të ngushtë. Sa më ndodh diçka personi i parë që marr në telefon është ai, më pas natyrisht është dhe i dashuri im”.

Seldi ka mohuar edhe lajmet për martesë, duke thënë se mediat e kanë ekzagjeruar dhe se e kanë bërë me fëmijë, por në fakt është thjesht në lidhje.

“Nuk kam dashur të përflitem për lidhjet dhe nuk më pëlqen të bëhet e madhe. Ata e bëjnë me fëmijë, fejesa, martesa”, duke shtuar se: “Lidhja është shumë serioze dhe në hapat e duhura.”

Sakaq, ai ka treguar edhe se projekti më i fundit muzikor ‘Nutella’ është një dedikim për Sindin. Kënga ishte punuar vite më parë, por ishte pikërisht modelja ajo që e shtyu ta publikonte.

Të këshilluara

Spice Girls risjellin 'Wannabe'

këngëtaret e grupit “Spice Girls” u ribashkuan për një turne muzikor pas kaq shumë vitesh aludime. Së fundmi mësohet se vajzat e grupit do të rikrijojnë klip...

13:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46