Flash

Pas ribashkimit Kim dhe Kanye sërish në krizë

Lapsi.al 18 September 2020
Pas ribashkimit Kim dhe Kanye sërish në krizë

Kanye West dhe Kim Kardashian janë përsëri në probleme dhe lumturia duket se ka zgjatur pak.

Më herët, këtë verë, reperi dhe ylli i KUWK ishin në prag të divorcit pas deklaratve të Kanye, por e kapërcyen atë fazë dhe gjërat po shkonin mirë pas pushimeve që kaluan me fëmijët.

Por gjërat morën një kthesë këtë javë pasi 42 vjeçari bëri disa postime shqetësuese të mërkurën në Twitter, që arritën kulmin pasi postoi një video në të cilën dukej se urinonte në një nga Grammy-t e tij.

‘Stuhia’ e fundit e deklaratve tronditëse të tij vjen dy muaj pasi West filloi fushatën për president të Shteteve të Bashkuara dhe zbuloi detaje personale në lidhje me familjen dhe martesën e tij.

Tani, një burim ka thënë për PEOPLE se Kim është përsëri e mërzitur nga veprimet e bashkëshortit të saj.

“Ai është jashtë kontrollit. Kanye premtoi se do të qëndronte me ta. Herën e fundit, pjesë e premtimeve të tij ishte se do të merrte përsëri ilaçet e tij dhe ai do të punonte shumë për të kontrolluar bipolaritetin. Ai bëri shumë premtime. Dhe tani ato premtime janë thyer, më pak se një muaj që kur u bënë”.

Sipas burimit, Kim ndjen se nuk mund të përballojë kaq shumë.

“Është e njëjta gjë pa pushim. Kim vërtet po përpiqet të vendosë se çfarë të bëjë për të mbrojtur fëmijët, por edhe veten. E gjithë situata është dekurajuese dhe e vështirë për të. Kim nuk kishte asnjë ide se ai do të shkruante çdo gjë në Twitter. Asnjë nga ato. Kur ajo pa tweet-et, tha ” Seriozisht? Përsëri? ” Ajo dëshiron të jetë një partner mbështetës, ajo po bën gjithçka që mund të bëjë për ta mbështetur atë. Por Kanye duhet të mbajë veten. Ai duhet të kujdeset për shëndetin e tij. Ajo nuk mund t’ia japë me forcë ilaçe.”

Kardashian foli publikisht për diagnozën e burrit të saj në një deklaratë të gjatë të postuar në Instastory në korrik, duke kërkuar nga fansat mirëkuptim dhe duke pranuar situatën e tyre “të komplikuar dhe të dhimbshme”.

Dhe sa i përket aspiratave politike të West? Burimi i tha PEOPLE se Km nuk është e interesuar aspak në këtë pikë.

“Asaj nuk i intereson asnjë gram gara presidenciale, thjesht dëshiron që fëmijët të jenë të lumtur dhe të kenë një baba të qëndrueshëm. Kjo është gjithçka që ajo dëshiron. Dhe ajo do të bëjë gjithçka që mund të bëjë që kjo të ndodhë. Por ajo nuk mund të kujdeset për tekat e tij.”

Duket se Kanye s’do e ketë aspak të lehtë të pajtohet me Kim këtë herë.

Të këshilluara

Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të...

14:49

Spice Girls risjellin 'Wannabe'

këngëtaret e grupit “Spice Girls” u ribashkuan për një turne muzikor pas kaq shumë vitesh aludime. Së fundmi mësohet se vajzat e grupit do të rikrijojnë klip...

13:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46