Flash

Paniku për 25 Prillin/ Pse i shtuan Basha dhe Meta kërcënimet ndaj Edi Ramës

Lapsi.al 18 September 2020
Paniku për 25 Prillin/ Pse i shtuan Basha dhe Meta kërcënimet

Si në intervistën e Lulzim Bashës në studion e Opinion, ashtu edhe në konferencën e Ilir Metës nga oborri i presidencës, këto ditë ra në sy një dozë e shtuar kërcënimesh direkt ndaj Edi Ramës, thuajse në kufijtë e shantazhit.

Kreu i PD paralajmëroi burgosjen e Ramës pas zgjedhjeve, kur u zotua për “përgjegjësi penale” duke përmendur nominalisht Ramën dhe më pas “ministrat e tij”, se do të përgjigjen për korrupsionin galopant që vënë në dukje raportet ndërkombëtare. Basha riktheu edhe një klishe të ndërkombëtarëve, atë se “kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund”, sipas tij me Edi Ramën.

Me të njëjtën llogjikë kërcënuese ishte edhe presidenti Meta, që bënte krahasimin mes Ramës dhe Lukashenkon, ndërsa fliste për rrëzimin që e pret atë që do të tentojë të cënojë zgjedhjet. Duke i kërkuar t’i mbajë duart larg nga votat e 25 Prillit, Meta tha se “vrima e miut do t’i duket e vogël” dhe se “grusht i shtetit do të marrë përgjigje nga grushti i popullit”.

6 muaj para ditës së zgjedhjeve, është e kuptueshme se gjuha e drejtpërdrejtë e kërcënimeve bombastike sapo ka filluar. Por ajo që e bën opozitën të kalojë në revansh që tani, është fakti se Edi Rama nuk arriti ta fshehë dot shqetësimin për një humbje të mundshme në 25 Prill dhe faktin se rezultati fitues i 4 viteve më parë kur mori 74 mandate i duket i pamundur.

Simptoma e parë e panikut u reflektua në atë që Lapsi.al e konsideroi fjalimi më pesimist i mbajtur ndonjëherë nga kryesocialisti. Ai u tha të vetëve se nëse votimet kryheshin sot, atëherë “PS nuk do t’i fitonte dot zemrat e të gjithë atyre që s’kanë votuar kurrë për kundërshtarët e saj”, apo se “ne do te merrnim më pak vota sesa e meritojmë për punet që kemi berë për Shqipërinë”. Mungesa e entuziasmit në këtë fjalim nuk ishte shenja e parë që u dhuroi Rama kundërshtarëve.

Ndryshimi i Kushtetutes në mënyrë të njëanshme me qëllimin e vetëm për ta përçarë një koalicion PD-LSI dhe në veçanti ngutja me të cilën u veprua: duke prishur konsensusin e arritur me opozitën, në shpërfillje të këshillave të ndërkombëtarëve dhe me konsultime online të ekspertëve në kohë pandemie, i dhanë këtij akti ngjyrat e një vendimi të marrë nën presion, që i shkon për shtat shprehjes së njohur të cilën Rama ia kujtonte Berishës në fund të mandatit të dytë, kur i kujtonte se “njerëzit e dëshpëruar, kryejnë akte të dëshpëruara”.

Një tjetër shenjë se rezultati i zgjedhjeve në 25 prill nuk do të jetë i kënaqshëm, nuk ka si të mos jenë artikulimet e mediave pranë qeverisë, që kanë nisur të qarkullojnë sërish idenë e një koalicioni me bazë të gjerë pas zgjedhjeve mes PD dhe PS.

Dhe pikërisht pse frika e humbjes tek Rama është e lexueshme tashmë jo vetëm në artikulim, por edhe në aksionin politik, të dy, si Basha, ashtu dhe Meta po e shohin që mënyra më e mirë për t’ia nxjerrë në pah simptomat e panikut, është t'i shtojnë kërcënimet dhe shantazhin për atë që e pret në 26 prill.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI