Flash

Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Lapsi.al 18 September 2020
Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

Një ish-modele ka akuzuar publikisht Donald Trump për sulm seksual  të ndodhur në turneun e tenisit US Open.

Në një intervistë ekskluzive me Guardian, Amy Dorris pretendon se Trump iu afrua asaj jashtë banjës së dhomës së tij VIP në turneun në Nju Jork më 5 shtator 1997.Amy , e cili ishte 24 vjeç në atë kohë, akuzon Trumpin se e puthi, e preku në të gjithë trupin dhe e mbajti me forcë pa i lënë mundësinë që të largohej."Isha në kthetrat e tij dhe nuk mund të largohesha," tha ajo, duke shtuar: "Unë nuk e di se si e quani veprimin kur i fut gjuhën në gojë dikujt. Por e nxora jashtë me dhëmbë. Po e shtyja. Mendoj se mund t’i kem lënduar gjuhën.”Nëpërmjet avokatëve të tij, Trump mohoi me forcë akuzat e saj.Amy, e cila jeton në Florida, i siguroi Guardian prova për të mbështetur rrëfimin e saj për takimet me Trump, përfshirë biletën për në US Open dhe gjashtë fotografi që e tregojnë me Donald për disa ditë në Nju Jork. Trump, në atë kohë 51 vjeç, ishte martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.Pohimi i saj u theksua gjithashtu nga disa njerëz që u besoi në lidhje me incidentin. Ata përfshijnë një mik në Nju Jork dhe nënën e Amy, si dhe një terapist. Të gjithë thanë se Amy ndau me ta detaje të incidentit të pretenduar që përputhen me çfarë rrëfeu për Guardian.Amy, tani nënë e dy vajzave binjake, tha se kishte menduar të fliste publikisht për incidentin në 2016, kur disa gra bënë publike akuza të ngjashme kundër kandidatit të atëhershëm republikan për president. Por ajo vendosi të mos fliste, pjesërisht sepse mendoi se duke bërë kështu mund të dëmtonte familjen."Vajzat e mia do të bëhen 13 vjeç dhe dua që ato të dinë që nuk duhet të lejoni askënd të bëjë asgjë që ju s’e dëshironi,” tha ajo. "Do të preferoja të isha model. Unë dua që ato të shohin që unë qëndrova e qetë, se fola për dikë që bëri diçka të papranueshme.Avokatët e Trump thanë se versioni i Amy për ngjarjet nuk faktohet. Nëse do të kishte pasur sjellje të papërshtatshme nga Trump, do të kishte pasur dëshmitarë të shumtë. Ata shtuan se dukej e pabesueshme që Amy të zgjidhte vullnetarisht të ishte në afërsi të Trump, në US Open dhe memorialin e Versace, në ditët pas sulmit të pretenduar. Gjithashtu u shprehën që Amy nuk i ka paraqitur akuzat në organe të zbatimit të ligjit dhe theksuan se koha e pretendimeve, kaq afër zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, sugjeron që ato mund të jenë të motivuara politikisht.

Ish-modelja akuzon Donald Trump për sulm seksual

 

Të këshilluara

Capital T zbulon disa detaje nga jeta personale

Capital T është i rezervuar kur bëhet fjalë për dashurinë. Kjo është një temë për të cilën ai nuk flet pothuajse fare nëpër intervista. Por së fundmi ka bërë nj...

17:09

Enca, një kunj për Noizyn

Vetëm pak ditë më parë në emisionin “NIN”, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre. Gjatë intervistës së tij, ...

17:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46