Flash

Ava Max tregon pë bullizmin gjatë adoleshencës

Lapsi.al 18 September 2020
Ava Max tregon pë bullizmin gjatë adoleshencës

Në një intervistë për The Sun, këngëtarja shqiptare Ava Max ka folur për adoleshencën e saj, që s’ka qenë aspak e thjeshtë, pasi si një emigrante i është dashur të përballet me racizmin. Sot ajo është një yll në ngjitje, por dikur e ka pasur shumë të vështirë të gjejë mbështetje në një vend të huaj. Për fillimet e vështira në Britaninë e Madhe, Ava ka treguar edhe në këngën “Who's Laughing Now”, nëpërmjet së cilës u drejtohet vajzave që e ngacmonin dhe bullonin vazhdimisht në shkollë.

"Ju nuk mund të parashikoni se si do të jetë shkolla për fëmijët... Për mua ishte vërtet e vështirë dhe nuk doja të shkoja në shkollë. Ishte një bandë vajzash që vërtet më bullonin pa ndalur. Një herë madje më futën në qoshe në një banjë. Dikush ma futi kokën në një tualet.

Kjo ishte shkolla e mesme për mua dhe nuk më pëlqente. Nuk doja të shkoja në shkollë dhe në një moment nuk shkova. Fillova të bëja mësim në shtëpi." Ndërsa sot, që ajo po mundohet të krijojë një emër në skenën ndërkombëtare po përballet me krahasime, të cilat nuk i pëlqejnë. Një prej artisteve me të cilat Ava Max krahasohet më shpesh është Lady Gaga. Ajo mendon se është "e çuditshme" që njerëzit të krahasojnë artistet me njëra-tjetrën dhe këmbëngul se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë. Edhe pse ajo e pëlqen shumë Lady Gaga-n, thotë se është e çuditshme të krahasosh dy këngëtare sepse kanë të njëjtën ngjyrë flokësh dhe bëjnë muzikë pop.

Të këshilluara

Seldi jep detaje mbi lidhjen e re sentimentale

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të...

14:49

Spice Girls risjellin 'Wannabe'

këngëtaret e grupit “Spice Girls” u ribashkuan për një turne muzikor pas kaq shumë vitesh aludime. Së fundmi mësohet se vajzat e grupit do të rikrijojnë klip...

13:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46