Flash

Ndryshimet më të fundit të Messenger

Lapsi.al 17 September 2020
Ndryshimet më të fundit të Messenger

Facebook ka shtuar një opsion të ri që do të lejojë përdoruesit të shikojnë video së bashku përmes Messenger. Karakteristika, e quajtur "Watch Together", funksionon me të gjithë përmbajtjen video të Facebook Watch, duke përfshirë programet e saj origjinale, ngarkimet e përdoruesve, përmbajtjen e krijuesit, transmetimet e drejtpërdrejta dhe së shpejti edhe videot muzikore.

Videot mund të shikohen deri në tetë persona në një bisedë me video në Messenger në celular, ose nga deri në 50 persona në Messenger Room.

Për të përdorur opsionin, përdoruesit duhet të jenë së pari në një videocall në Messenger ose në një Messenger Room. Opsioni është i disponueshëm në pajisjet mobile iOS dhe Android, por Facebook synon ta mundësojë edhe në platforma të tjera, si desktop.

Përdoruesit mund të shfletojnë ose kërkojnë për të gjetur diçka për të parë së bashku. Përmbajtja e Facebook Watch është e organizuar në kategori si "TV & Movies" (TV dhe filma), "Watched" (përmbajtja e parë së fundmi nga ju), "Uploaded" (videot tuaja) dhe "Suggested" (të sugjeruara).

Megjithëse videot zyrtare muzikore u bënë të disponueshme kohët e fundit në Facebook Watch, falë marrëveshjes së re të Facebook me label-et, ato nuk janë ende të disponueshme. Sipas Facebook, ato do të shtohen në javët e ardhshme, fillimisht në SHBA, Indi dhe Tajlandë për t’u bërë më vonë të disponueshme edhe në vendet e tjera të botës.

Të gjithë personat që po shohin videon mund ta ndalojnë, të bëjnë pauzë ose të ecin përpara ose prapa në video.

Të këshilluara

Jim Carrey i rikthehet aktrimit

Jim Carrey do të rikthehet sërish në ekran në rolin e kandidatit demokrat dhe ish-nënkryetarit Biden në këtë sezon të “SNL”,. Seriali do të do të shfaqet pre...

12:37

Lista e plotë e fituesve të ACM Awards 2020

‘Academy of Country Music Awards’ka publikuar listën e fituesve për ceremoninë , e cila vlerëson muzikën e këtij zhanri. Miranda Lambert, Tim McGraw, Maren Mor...

11:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46