Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Kjo ishte loja/ Qeveria i mbyll derën naftëtarëve: Rrogat kërkojani privatit, jo shtetit!

Lapsi.al 17 September 2020
Kjo ishte loja/ Qeveria i mbyll derën naftëtarëve: Rrogat

Pas vitesh me premtime dhe gënjeshtra për pagat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit, lojës së qeverisë i doli boja dhe në përgjigje të protestës së fundit në Tiranë, kërkesat e naftëtarëve u refuzuan përfundimisht.

Për t’i përcjellë nga Tirana u zgjodh zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja që tha në një intervistë në Tv Klan, se shteti nuk jep paga për naftëtarët dhe se konflikti me kompanitë private zgjidhet vetëm në gjykatë.

Kur është pyetur nëse ekziston mundësia që shteti t’i paguajë këto paga, zv.ministri i energjisë jo vetëm e refuzoi një variant të tillë, por foli edhe për falimentim dhe mbyllje të uzinës, që nënkupton lënien përfundimisht në rrugë të qindra familjeve.

“Jo në asnjë rast. Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve. Ata duhet të ndjekin rrugën ligjore. Pronari që e ka duhet ta ndezi, nëse nuk e ndezin ka edhe falimentim, ka edhe mbyllje, por nuk është shteti që i merr këto vendime” tha Bejtja.

I pyetur se përse naftëtarët i drejtohen qeverisë t’i paguajë pagat, Bejtja tha se këtë “e dinë ata”.

Në fakt ajo që dinë naftëtarët është një seri premtimesh dhe garancish të dhëna nga kryeministri Rama dhe ministrat dhe deputetet e Partisë Socialiste për zgjidhjen e problemit me pagesën e rrogave të prapambetura.

E fundit ishte pak ditë më parë, kur gjatë një vizite në Turqi, Edi Rama postoi një foto me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev (lexo ketu), të cilin e quajti “mikun e mirë”. Rama u dha shpresë naftëtarëve se mund të ketë një zgjidhje për rrogat e prapambetura, kur shkruajti se " prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më pare”

Por e gjitha duket se ka qenë nën vazhdën e mashtrimeve për të ndalur protestat. Sepse premtimet për pagat e prapambetura të naftëtarëve janë të hershme. Ato vazhdojnë prej vitit 2016, kur Edi Rama u fliste për një investitor të fuqishëm nga Amerika që nisi punën në rafineri dhe mori përsipër të paguante pagat e prapambetura. Rama dha garanci se pagat e prapambetura do të paguheshin (SHIKO KETU)dhe se kompania do të riniste punën sipas standarteve më të mira për sigurimin e punonjësve.

Por kompanitë kanë shkuar në Ballsh, kanë përdorur rafinerinë dhe janë larguar, duke lënë pas problemet me pagat dhe bashkë me to edhe premtimet për ndërhyrjen e shtetit, që sot kanë marrë fund, duke lënë në mëshirë të fatit qindra familje të mashtruara nga kompanitë private.©Lapsi.al

INTERVISTA E PLOTE E ILIR BEJTJA PER NAFTETARET

Rafineria është biznes privat apo shtetëror? Pronë e kujt është?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Aktualisht është 100% biznes privat dhe është në pronësi të ALLUM Energy.

Pagat e prapambetura të cilës periudhë janë?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Të periudhës së vitit 2015, 11 paga dhe nja 6 paga në total, shkojnë diku tek rreth 15 deri në 17 paga i takojnë 2016-ës (Janar-Korrik). Në total pretendohet 15 deri në 17 paga për të cilat punonjësit në përgjithësi kanë bërë edhe procese gjyqësore për t’i marrë ato ndaj kompanisë ARMO dhe një pjesë e mirë e tyre, në dijeninë time nga informacionet që kemi marrë nga sindikata në këtë periudhë i kanë fituar mbi 500 gjyqe. Tani duhet vetëm të ndjekin ortakët e ARMO-s që t’i marrin ato para.

Po përse naftëtarët paratë ndërkohë i kërkojnë nga qeveria?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: E dinë ata, qeveria në çdo lloj rasti që në momentin e privatizimit në 2008-ën ka qenë aksionere minoritare, vetëm 15%. Kompania ka qenë në pronësi mbi 85% të AMRA Group dhe TEXAS Refinery të cilët përbëjnë edhe konsorciumin kryesor në momentin e privatizimit. Ky grup e ka operuar uzinën në forma të ndryshme. Nje farë periudhe deri në 2012 vetë, pastaj ia dha një kompanie të krijuar po prej tyre Deveron deri ne 2014, pastaj rifilloi përsëri ARMO dhe në 2015 bankat ndërhynë që morën asetet nën sekuestro me zyrat e përmbarimit se ato ishin të pamundura të paguanin kreditë. Nga ky moment ARMO nuk u paraqit më në vendin tonë, as juridikisht as fizikisht, ne nuk e dimë ç’bëhet me ta. Dimë që nga ky proces përmbarimi për ekzkutimin e pronave, bankat përfituan pothuajse të gjitha asetet, një pjesë e aseteve u shit për pagesat e detyrimeve që kanë pasur ndaj palëve të treta, Albpetrol a ku di unë dhe tani gjithë aseti që po flasim, pra ish-kombinati i përpunimit të naftës nga 2017 është në duart e Allum Energy, që nga shtatori ka blerë ka blerë aksionet nga shoqëritë përmbarimore duke likujduar bankat dhe nga 2017 është pronë e tyre. Në janar të 2018, ata filluan tratativat dhe në prill të 2018, uzina filloi punën me një nënkontraktor, me qira, Tosk Energji bashkë me Bylis, të cilët kanë vazhduar deri në fund të 2019, në 31 dhjetor ta kenë uzinën nën qira, nën administrim. Uzina ka ndaluar në 17 shtator të 2019, pasi Tosk pretendonte se nuk mund ta punonte me atë sasi që furnizonte Bankers, pra 30 ose 35 mijë ton naftë bruto, nuk dilte fitimprurës biznesi dhe nga janari 2020 nuk ka rifilluar më. Në dijeninë tonë Allum e prishi kontratën në shkurt të 2020 me Tosk edhe Bylis dhe kanë të drejtën të operojnë, kanë liçensën, shteti ka bërë gjithçka që të nisin të operojnë.

Kjo është një situatë që do zgjidhje. A mundet që shteti t’ia paguajë paratë?

Jo në asnjë rast. Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve. Ata duhet të ndjekin rrugën ligjore. Pronari që e ka duhet ta ndezi, nëse nuk e ndezin ka edhe falimentim, ka edhe mbyllje, por nuk është shteti që i merr këto vendime.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI