Flash

Erdogan thumbon Makronin: "Franca udhëhiqet nga një i paaftë"

Lapsi.al 17 September 2020
Erdogan thumbon Makronin: "Franca udhëhiqet nga një i

“Franca po drejtohet nga një i paaftë” ka qënë komenti i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për homologun e tij francez. Erdogan dhe Macron kanë shkëmbyer fyerje, gjatë muajve të kaluar, pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe Lindja e Mesme deri në mosmarrëveshjen detare mes Turqisë me Greqinë. Javën e kaluar, Macron e zemëroi Ankaranë kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se vendi "meritonte diçka tjetër".

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan kur Franca dërgoi disa anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke, muajin e kaluar. Në këtë zonë, Turqia ka dërguar anijet e saj për të kërkuar naftë dhe gaz. Gjatë një komunikimi për mediat, Erdogan akuzoi BE-në se ka patur qëllime të këqija ndaj Turqisë prej shumë kohësh. Javën e ardhshme  Bashkimi Europian do të diskutojë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI