Flash

Donte të vishte fustan në klip, kompania ndërpret bashkëpunimin me Gashin

Lapsi.al 17 September 2020
Donte të vishte fustan në klip, kompania ndërpret

Artisti me origjinë shqiptare, Gashi, ka një stil shumë të veçantë jo vetëm në muzikë, por edhe në veshje. Duket se pikërisht kjo gjë e ka futur këngëtarin në “telashe” me një kompani, që do e ndihmonte financiarisht për një nga videoklipet e tij.Gashi ka rrëfyer se dëshironte që në video të shfaqej i veshur me fustan, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë në fjalë. Reperi tregon në postimin e tij në “Instagram” se kjo kompani hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse nuk pranonin që të punonin me një burrë që vishet me fustan.Gashi është shprehur i zhgënjyer e njëkohësisht tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.

“Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, shkruan Gashi.

Kujtojmë se reperi ka realizuar një sërë bashkëpunimesh këto kohë, ku më i fundit është ai me G-Eazy për këngën “Never Give Up On Me”.

Të këshilluara

Jim Carrey i rikthehet aktrimit

Jim Carrey do të rikthehet sërish në ekran në rolin e kandidatit demokrat dhe ish-nënkryetarit Biden në këtë sezon të “SNL”,. Seriali do të do të shfaqet pre...

12:37

Lista e plotë e fituesve të ACM Awards 2020

‘Academy of Country Music Awards’ka publikuar listën e fituesve për ceremoninë , e cila vlerëson muzikën e këtij zhanri. Miranda Lambert, Tim McGraw, Maren Mor...

11:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46