Flash

Capital T zbulon disa detaje nga jeta personale

Lapsi.al 17 September 2020
Capital T zbulon disa detaje nga jeta personale

Capital T është i rezervuar kur bëhet fjalë për dashurinë. Kjo është një temë për të cilën ai nuk flet pothuajse fare nëpër intervista. Por së fundmi ka bërë një përjashtim. Në një intervistë për revistën Story, këngëtari ka folur për dashurinë, martesën dhe fluturat në stomak.

Capital T ka pranuar se për të dashuria ekziston dhe si njeri i gjallë edhe ai i ka përjetuar fluturat në stomak. Ndërsa sa i përket martesës, këngëtari u shpreh se nuk e sheh aspak si kufizim:

"Nuk e shoh martesën si kufizim. Martesa ndodh në momentin që ndjen se je i gatshëm t'i marrësh ato përgjegjësi. Edhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe respektin, që meriton dhe kalon çdo barrierë dhe sfidë për ty/ reciproke.”

Besojeni ose jo, mes shumë aventurave që ia vlejnë të mbahen mend dhe dashurisë së madhe, Capital T do të zgjidhte këtë të dytën!

Gjatë intervistës ai ka ndarë edhe një “sekret” me publikun – si ia del ta mbajë trupin në formë...

Në fillimet e karrierës së tij, këngëtari nuk kishte muskujt që ka sot. Të gjithë e mbajmë mend me disa kilogramë të tepërt, që pa dyshim i shkonin shumë. Ndërsa sot ai ka “trupin e kopertinave” që të gjithë do të donin. Por për të arritur në këtë formë, Capital T i është dashur të ndjekë një regjim të shëndetshëm ushqimor të alternuar me shumë ushtrim.

Të këshilluara

Enca, një kunj për Noizyn

Vetëm pak ditë më parë në emisionin “NIN”, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre. Gjatë intervistës së tij, ...

17:03

Ndryshimet më të fundit të Messenger

Facebook ka shtuar një opsion të ri që do të lejojë përdoruesit të shikojnë video së bashku përmes Messenger. Karakteristika, e quajtur "Watch Together", funksi...

13:02

Jim Carrey i rikthehet aktrimit

Jim Carrey do të rikthehet sërish në ekran në rolin e kandidatit demokrat dhe ish-nënkryetarit Biden në këtë sezon të “SNL”,. Seriali do të do të shfaqet pre...

12:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46