Flash

A ka një urrejtje mes Angelina dhe të dashurës së re të Brad Pitt

Lapsi.al 17 September 2020
A ka një urrejtje mes Angelina dhe të dashurës së re të

Lidhja e Brad Pitt me Nicole Poturalski-n u bë publike vetëm pak kohë më parë, kur foto dhe informacione rreth çiftit filluan të qarkullonin online. Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar hapur se janë në një marrëdhënie, faktet janë të pakundërshtueshme.

Ndërkohë që gjithë vëmendja është te çifti, nuk mungojnë as aludimet se Brad dhe Nicole e urrejnë Angelina Jolie-n. Madje, fansa të Angelina-s dhe kritikë të romancës së sapolindur mes aktorit dhe modeles komentojnë vazhdimisht në Instagramin e kësaj të fundit, derisa asaj iu desh të përgjigjej hapur.

Dje, Nicole postoi një foto në dukje të pafajshme duke treguar veshjen e saj. Ndërsa përkrah fotos shkroi, "Njerëzit e lumtur nuk urrejnë". Siç pritej, fotoja u shoqërua me komente të ndryshme, duke filluar nga adhuruesit e veshjes së saj, e deri tek ata që nisur nga mbishkrimi, përfituan për të përmendur Angelina-n.

Një komentues shkroi, "Nëse po, atëherë pse ti dhe Brad e urreni Angelina-n? Praktiko atë që predikon, vajzë."

Nuk dihet pse shumë komentues janë të këtij mendimi, por mbase ka të bëjë me faktin që Brad e çoi Nicole në vendin ku u martua me Angelina-n, pikërisht në përvjetorin e martesës së tyre. Epo, kjo nuk mund të jetë diçka krejt e paqëllimshme! Nicole mund ta kishte injoruar këtë koment, por nuk e bëri!

"Nuk urrej askënd", -iu përgjigj ajo ndjekësit.

Sa e vërtetë është, mbetet për t’u parë!

Të këshilluara

Capital T zbulon disa detaje nga jeta personale

Capital T është i rezervuar kur bëhet fjalë për dashurinë. Kjo është një temë për të cilën ai nuk flet pothuajse fare nëpër intervista. Por së fundmi ka bërë nj...

17:09

Enca, një kunj për Noizyn

Vetëm pak ditë më parë në emisionin “NIN”, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre. Gjatë intervistës së tij, ...

17:03

Ndryshimet më të fundit të Messenger

Facebook ka shtuar një opsion të ri që do të lejojë përdoruesit të shikojnë video së bashku përmes Messenger. Karakteristika, e quajtur "Watch Together", funksi...

13:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46