Flash

Tradhëtia, arsyeja e divorcit të Offset dhe Cardi B

Lapsi.al 16 September 2020
Tradhëtia, arsyeja e divorcit të Offset dhe Cardi B

Cardi B i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj reperit Offset pas tre vitesh martesë.Ajo paraqiti dokumentet në Gjykatën Superiore, Qarku Fulton, Georgia të martën me emrat e tyre të vërtetë – Belcalis Almanzar dhe Kiari Cephus – raporton TMZ.Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017 dhe ata kanë një vajzë 2-vjeçare që quhet Kulture, megjithatë romanca e tyre mori fund pasi u raportua se Offset e kishte tradhuar reperen më shumë se njëherë gjatë martesës.Në dokumentin e saj të divorcit, Cardi B, 27 vjeç, deklaroi se ajo “po kërkon kujdestarinë kryesore fizike si dhe kujdestarinë ligjore” të fëmijës së çiftit, megjithatë burimet e fundit thonë se ajo e ka zbutur qasjen e saj dhe po kërkon një marrëveshje të përbashkët kujdestarie.Dokumentet e gjykatës deklarojnë se nuk ka perspektivë për një pajtim mes çiftit dhe se marrëdhënia është prishur në mënyrë të pakthyeshme. Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.Cardi e akuzoi Offset për tradhti në vitin 2018, vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre. Pasi ajo deklaroi se ata “u rritën nga dashuria” dhe nuk ishin më së bashku, Offset iu lut publikisht për t’i dhënë një mundësi tjetër.Reperi i lindur në Gjeorgji dyshohet se ishte përfshirë edhe në një skandal të një videoje seksuale me një grua tjetër në vitin 2017.Cardi dhe Offset u pajtuan përsëri, duke u rikthyer së bashku në 2019, por duket se martesa e tyre nuk do të zgjasë më shumë!

Të këshilluara

Cardi B dhe Offset ndahen përfundimisht

Kjo është padyshim ndarja më e papritur e vitit. Pas 3 vitesh së bashku, reperja Cardi B ka firmosur dokumentat e divorcit nga partneri i saj Offset. Mediat e h...

10:18

Lidhja e re e Brad Pitt me 27 vjeçaren

Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s'kishte kuptuar asgjë. U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad...

14:33

2Ton sjell projektin e ri (Foto)

Ai në rrjete sociale është aktiv, ndërsa u ofron mundësinë fansave të shohin më afër jetën e tij personale e profesionale. I njohur për punën në industrinë muzi...

14:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46