Flash

Shpërthejnë sërish kritikat për Chiara Ferragni-n

Lapsi.al 16 September 2020
Shpërthejnë sërish kritikat për Chiara Ferragni-n

Pas çmimit të "Luanit të artë" të dhënë nga kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, Chiara Ferragni është përballur me kritika të shumta. Megjithatë edhe pas kritikave Chiara u nderuar për “angazhimin qytetar të demonstruar për Italinë në këtë periudhë të jashtëzakonshme, duke u kujtuar të gjithëve bukuritë me të cilat arti, kultura dhe tradita italiane janë të pasura dhe për zgjedhjen e qytetit të Venecias si një thesar për ta bërë të njohur për publikun e saj ndërkombëtar".

“Siç e dinë shumë prej jush, unë jam një mbështetëse e madhe e Italisë dhe thesareve të saj të fshehura, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për turizmin. Këto ditë unë jam në Venecia për t'ju treguar disa vende që janë ende pak të eksploruara. Për zgjedhjen e qytetit të Venecias si një thesar për ta bërë të njohur për publikun tim ndërkombëtar në këto tre ditë në lagunë dhe për angazhimin qytetar të treguar për Italinë në këtë periudhë emergjente, duke u kujtuar të gjithëve bukuritë që pasurojnë artin, kulturën dhe traditën italiane, unë u vlerësova me Luanin e Artë nga qyteti,” –ka shkruar Chiara në Instagram, duke shtuar se ky është vetëm fillimi.

Reagimet në rrjet janë të përziera. Të shumtë janë ata që e vlerësojnë kontributin e Chiara-s për promovimin e Italisë, por s’janë të paktë as ata që shprehen se një çmim i tillë s’ka lidhje me figurën e blogeres.

https://www.tpi.it/costume/chiara-ferragni-piede-parapetto-scala-contarini-del-bovolo-20200916665552/

Të këshilluara

Cardi B dhe Offset ndahen përfundimisht

Kjo është padyshim ndarja më e papritur e vitit. Pas 3 vitesh së bashku, reperja Cardi B ka firmosur dokumentat e divorcit nga partneri i saj Offset. Mediat e h...

10:18

Lidhja e re e Brad Pitt me 27 vjeçaren

Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s'kishte kuptuar asgjë. U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad...

14:33

2Ton sjell projektin e ri (Foto)

Ai në rrjete sociale është aktiv, ndërsa u ofron mundësinë fansave të shohin më afër jetën e tij personale e profesionale. I njohur për punën në industrinë muzi...

14:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46