Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rama ndryshon kurs: Kufiri detar të zgjidhet me Gjykatë Ndërkombëtare

Lapsi.al 16 September 2020
Rama ndryshon kurs: Kufiri detar të zgjidhet me Gjykatë

Një gjykatë ndërkombëtare për kufijtë detarë, që vendos për çështjen e detit duket të jetë zgjidhja që merr më shumë konsensus nga palët këtej dhe andej kufirit, jo vetëm për autoritetin e pakontestueshëm të gjykatës por edhe për faktin që shmang tonet patriotike të fitoreve, eviton akuzat për tradhti dhe zbut shqetësimet për marrjen me pa të drejtë të territorit detar në të dy anët e kufirit.

Kjo ide, e artikuluar edhe më parë, është përmendur sot nga nga kryeministri shqiptar Edi Rama në forumin ku ai ndodhet në Athinë dhe duket të jetë zgjidhja më e afërt për çështjen që qëndron pezull tashmë prej vitesh mes dy vendeve.

“Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi’, u shpreh Rama, që një natë më parë darkoi me Mitsotakis në Athinë.

Ka qenë pikërisht në këtë darkë, ku duket se është folur për një arbitër ndërkombëtar, por për të cilën ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala greke.

Në fakt, Rama para se të nisej në Greqi, foli për një proces të ri negociatash me fqinjët, duke specifikuar disa herë fazat nëpër të cilat duhet të kalonin, marrja e autorizimit nga Presidenti, zgjedhja e emrave për një grup tjetër negociator, ulja në tryezën e bisedimeve etj etj.

"Grupi negociator duhet të riformatohet dhe kjo kalon edhe përmes Presidentit që duhet ta aprovojë. Që të thotë sot "bëj transparencë" për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër”, tha Rama në datën 29 Gusht, kur sapo kishte nisur të diskutohej për këtë çështje.

Përfshirja e Gjykatës ndërkombëtare në këtë proces kthen në pikën zero edhe debatin për 12 miljet, të përmendura disa herë nga grekët, si një dakortësi që iu ishte konfirmuar nga pala shqiptare në negociatat e para 2 viteve, kur kryeministër ishte Cipras dhe tani që kryeministër është Mitsotakis.

Motra e kryeministrit grek, Dora Bakojanis, e kundërshtoi idenë e kryeministrit për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit, ndërsa nuk i rezistoi dot t’i kujtojë Ramës flirtin me Erdogan dhe një teori konspirative, sipas të cilës ai u përdor nga lideri turk, kur aktivizoi Gjykatën Kushtetuese për të prishur marrëveshjen e parë me Greqinë.

“Kjo nuk përbën justifikim që dhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta. Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë. Mund t’i rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, - deklaroi ajo.

Zgjidhja përmes një gjykate ndërkombëtare për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pranohet edhe nga opozita shqiptare. Pak ditë më parë, këtë opsion e përmendi edhe ish kryeministri Berisha gjatë një prononcimi në Opinion. Madje Berisha e sfidoi Ramën ta dërgojë marrëveshjen drejt një Gjykate Ndërkombëtare, sepse në këtë mënyrë do të kuptohej se marrëveshja që firmoi ai me grekët do të kishte qenë e duhura.

"Po pse Edi Rama nuk ndoqi rrugën e gjykatës. E dinte se kishte dokumente të falsifikuara, ai kishte në dorë të fundoste Sali Berishën në gjykatë ndërkombëtare. Po ai e dinte se do dilte i humbur dhe do dilte që ishte tradhtar" tha Berisha.

Madje sipas Berishës, Partia Demokratike i kishte bindur dikur grekët për këtë zgjidhje.

"Unë e binda Greqinë të shkonim në një gjykatë ndërkombëtare. Morëm një kompani ndërkombëtare. Ka një ekspertizë shumë prestigjioze si të paraqiteshim në Gjykatë Ndërkombëtare, por nuk shkonin këto se e dinë që kanë punuar kundër vendit" u shpreh Berisha.

Para se të nisej në Athinë, kryeministri Rama pati një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin duket se nuk ka lënë pa prekur edhe çështjen e kufirit detar, si një nga "patatet e nxehta" të momentit.

Në njërën anë Athina, në anën tjetër Ankaraja. Duket se Shqipëria, është në dilemën “kujt t’ia ndreq e kujt t’ia prish” mes dy vendeve, me të cilët ka një histori të gjatë marrëdhëniesh, që deri tani ka arritur t'i mbajë në ekuilibër. Duke ia lënë vendimin një gjykate ndërkombëtare, edhe vetë politikanët shqiptarë shpëtojnë nga ky kurth, duke qenë se dështuan dy herë në negociatat përballë Greqisë.

Ramës iu desh ta specifikojë se nuk është ashtu siç duket, pra sikur Shqipëria nuk është mes dy zjarreve.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën”, deklaroi Rama në Athinë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI