Flash

Njihuni me muzeun e lumturisë të vendosur në Kopenhagen

Lapsi.al 16 September 2020
Njihuni me muzeun e lumturisë të vendosur në Kopenhagen
Lumturia, si arti, shpesh është subjektive, por ndryshe nga arti, lumturia nuk është diçka që mund të prisni ta gjeni "të varur" në një muze. Por diçka ndryshoi kur u hap muzeu i parë kushtuar lumturisë në qytetin e Kopenhagenit. Projekti i ri u krijua nga Instituti i Kërkimit të Lumturisë (Happiness Research Institute). Qëllimi i tij është të zbulojë pse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat, të "informojë për shkaqet dhe efektet e lumturisë njerëzore, ta bëjë mirëqenien subjektive pjesë të debatit të politikave publike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët e të gjithë botës".Muzeu aktualisht ka një kapacitet maksimal prej 50 njerëzish. Vizitorët ftohen të eksplorojnë lumturinë nga një perspektivë globale, që përfshin njohuri historike se si koncepti i lumturisë ka evoluar gjatë shekujve dhe se si kulturat e ndryshme e përcaktojnë këtë term.Muzeu ka një koleksion të madh të objekteve që përfaqësojnë lumturinë për njerëzit në të gjithë botën. "Ne mund të jemi danezë, meksikanë, amerikanë ose kinezë, por ne jemi para së gjithash njerëz," –u shpreh themeluesi i muzeut për CNN.Muzeu gjithashtu përmban aktivitete ndërvepruese, eksperimente mendore dhe objekte të lumturisë.Vizitorët mund të marrin pjesë në ushtrime që përfshijnë çokollatat, madje paraqitet edhe një dilemë e stilit Matrix nëse duhet të pini pilulën blu apo të kuqe. "Ne besojmë se të qenit këtu së bashku, duke shijuar momentin, është një formë e lumturisë, sepse ne po krijojmë kujtimet tona për të ardhmen," -tha një vizitore.
View this post on Instagram

We are open. Vi er åbne.

A post shared by The Happiness Museum (@thehappinessmuseum) on

Të këshilluara

Dua Lipa, pjesë e albumit të Miley Cyrus

Kengetarja Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit më të ri të Miley Cyrus, të titulluar “She is Miley Cyrus”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua për ndjekësit d...

15:15

Kris Jenner heq dorë nga martesa

Kris Jenner mesa duket e ka vendosur qe nuk do të martohet kurrë më. Sipas një mikeshe të familjes, Krisnuk ka në plan të kurorëzohet me partnerin e saj, Cor...

14:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46