Flash

Fast Times në Ridgemont High ribashkon pas shumë vitesh Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Lapsi.al 16 September 2020
Fast Times në Ridgemont High ribashkon pas shumë vitesh Jennifer

Tabela e mbushur me yje e Fast Times në Ridgemont High ka më në fund një datë për rifillim, si dhe një panoramë të parë për të gjitha fytyrat e famshme që do shfaqen këtë vit! Imazhi shfaq ish-at e famshëm Brad Pitt dhe Jennifer Aniston që ribashkohen për herë të parë në ekran pas shumë vitesh. Aniston qëndron e qeshur në pjesën e sipërme në të majtë të panelit, ndërsa Pitt tregon buzëqeshjen e tij të përsosur në rreshtin e poshtëm.Të paraqitur në imazh janë gjithashtu Dane Cook, Morgan Freeman, Henry Golding, Shia LaBeouf, Matthew Mçonaughey, Jimmy Kimmel, Julia Roberts, John Legend dhe Ray Liotta.Pitt, 56 vjeç, dhe Aniston, 51 vjeçe, ishin të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005 dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre kohët e fundit, e cila rifilloi me një përshëndetje miqësore në prapaskenat e 'Screen Actors Guild Awards' në fillim të këtij viti, ku Aniston fitoi çmim për 'The Morning Show' ndërsa Pitt fitoi çmim për filmin 'Once upon a time... in Hollywood'.Sa i përket mënyrës se si u bashkua kasti, Cook tha për 'PEOPLE',

"Unë zgjodha një mori emrash fillimisht, por përzgjedhja ishte e thjeshtë në fakt. Dua të them, Jennifer Aniston është aq e bukur. Dhe mendova se Brad Pitt s'mund të mungonte kurrsesi."

Ky ribashkim, ndonëse virtual do t'i emocionojë shumë fansat e ish-çiftit. Vlen të theksohet se dyshja janë përfolur për një ribashkim të mundshëm që nga ndarja e bujshme e Pitt me aktoren Angelina Jolie.

Të këshilluara

Dua Lipa, pjesë e albumit të Miley Cyrus

Kengetarja Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit më të ri të Miley Cyrus, të titulluar “She is Miley Cyrus”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua për ndjekësit d...

15:15

Kris Jenner heq dorë nga martesa

Kris Jenner mesa duket e ka vendosur qe nuk do të martohet kurrë më. Sipas një mikeshe të familjes, Krisnuk ka në plan të kurorëzohet me partnerin e saj, Cor...

14:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46