Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Analiza në DW/ Trump po fiton pikë duke vepruar në politikën e jashtme

Lapsi.al 16 September 2020
Analiza në DW/ Trump po fiton pikë duke vepruar në politikën

“Politika e jashtme nuk luan kurrë ndonjë rol të madh në fushatën elektorale në SHBA. Por marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit e ndihmon presidentin në fushatë”, mendon Ines Pohl.

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu as për Omanin dhe Katarin. Shkaqet e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit janë po aq pak të njohura sa edhe arsyet, që flasin kundër transferimit në Jeruzalem të ambasadës amerikane në Izrael. Fakti që kampionatet amerikane të bejsbollit quhen "World Series", flet shumë për perceptimin amerikan për veten në botën e madhe.

Ka akoma shumë njerëz, që nuk e vënë re se me sa shkathtësi presidenti aktual di t‘i shfrytëzojë për vete momentet e caktuara. Më pak se 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Izraelit dhe EBA si dhe Bahreinit i shkon atij përshtat më së miri. Profesionisti i medias di si të rrethohet në mënyrë bindëse me simbolet e pushtetit. Ai e di, se çfarë përshtypjeje bën te mbështetësit e vërtetë dhe votuesit e mundshëm, nëse në këto orë të vështira e prezanton veten si një politikan, që është në gjendje të verë gjërat në lëvizje.

Palestinezët të lënë pas dore

Këtu nuk ka rëndësi fakti, që palestinezët janë lënë pas dore në mënyrë të vrazhdë dhe se zgjidhja e vërtetë paqësore është edhe më larg me këtë marrëveshje me motive kryesisht ekonomike. Askujt nuk i intereson që blloku arab, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë unanimisht prapa palestinezëve, ka pushuar së ekzistuari prej kohësh. Dhe në këtë rajon të botës bëhet fjalë gjithnjë e më shumë për interesa sesa për solidaritet vëllazëror.

Shumica e amerikanëve janë aq të pasigurt, sa nuk kanë qenë prej kohësh. Nga virusi vdekjeprurës dhe nga problemet masive ekonomike. A ekziston vërtet rreziku i një lufte civile në periferitë e banuara kryesisht nga të bardhët, siç sugjerojnë pamjet e shumë protestave? Dhe pastaj zjarret kolosale, që po djegin pjesë të tëra të bregdetit perëndimor në një përmasë të panjohur më parë.

Në këtë situatë nevoja nga frika për të pasur një dorë të fortë, shumë amerikaneve dhe amerikanëve nuk u jep më shans për ta analizuar situatën me sy kritik. Në vend që të analizojnë se çfarë lidhje kanë të gjitha këto katastrofa me një president, i cili gjithsesi qeveris pothuajse një mandat të tërë, shumë dëshirojnë një njeri veprues dhe që vë sukseset e veta mbi gjithçka. Një njeri që i tregon botës, se kush vendos. Dhe kjo i jep Amerikës në botë vendin, që meriton.

Ta bëjë Biden që të duket vërtet i moshuar

Një ceremoni e tillë me shumë burra të fortë dhe shumë madhështi është pikërisht ajo që i duhet. Në ditë si këto Trump dëshiron t'u tregojë edhe skeptikëve më të mëdhenj, se sa forcë dhe vullnet për pushtet ka akoma. Dhe sa të lehtë e ka, që ta bëjë konkurrentin e tij Joe Biden të duket me të vërtetë plak.

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më të vështirë e ke ta kuptosh, se përse demokratët kanë zgjedhur sërish një kandidat, për të cilin në fund mund të thuhej përsëri: Donald Trump nuk fitoi aspak. Por kundërshtari i tij humbi. /DW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI