Flash

Publikohet një foto e Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur

Lapsi.al 15 September 2020
Publikohet një foto e Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur

Disa ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. Ditën e djeshme u raportua se Genta dhe Usta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Emisioni i mëngjesit në televisionin T7, #gjesi,raporton se ka mësuar nga burime të afërta se Genta tashmë është shtatzënë në muajin e dytë. Sakaq, sot në rrjet po qarkulon një foto e këngëtares, ku shihet barku i saj pak i rrumbullakosur Ajo është parë në një dyqan të luleve në Zvicër, veshur me një fustan të zi ku vëmendje ka marrë barku i saj. Deri tani nuk kemi asnjë reagim zyrtar prej saj, por jemi në pritje të konfirmimit të këtij super lajmi. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.Kujtojmë se në fund të gushtit Genta ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça me bo” . Në fakt ata kanë sjellë një version të ri të saj, pasi ju kujtojmë se kjo këngë ishte një nga hitet e karantinës.

Të këshilluara

Dulce Maria konfirmon shtatëzaninë

Të gjithë fëmijëve të viteve 2000 i kujtohet mirë sesi seriali me adoleshentë “Rebeldet”, na ka mbajtur të gozhduar para ekranit për disa sezone. Gjashtë të ri...

19:49

Conor McGrefor flet pas arrestimit

Conor McGregor, përmes menaxherit të tij dhe një zëdhënësi, mohoi çdo akuzë për sulm seksual gjatë një udhëtimi në Itali. Agence France-Press raportoi të shtunë...

17:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46