Flash

Njihuni me shkodranen që u martua me aktorin indian

Lapsi.al 15 September 2020
Njihuni me shkodranen që u martua me aktorin indian

Të gjithë mund t’i intrigojë jeta dhe kultura indiane, aq sa të shohë pa pushim filma e të lexojë libra. Mirëpo, jo të gjithë do të sakrifikonin kulturën dhe stilin e tyre të jetesës për t’u përshtatur me atë indian. Por, Elsa, një vajzë nga Shkodra që punon si stiliste, e ka bërë këtë gjë për hir të dashurisë. Ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv, në një lidhje direkte nga India, Elsa ka rrëfyer historinë e saj të veçantë që nisi nga njohja me Vishal, një aktor Bollywood-i.

Elsa dhe Vishal u njohën përmes Facebook-ut. Siç ka rrëfyer Elsa gjatë emisionit, ajo nuk hynte tek ato vajza që u pëlqente kultura indiane, por lidhja me Vishal ndryshoi gjithçka.

“Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook. Ishte diçka e rastit, diçka që ndodhi dhe nuk na kishte shkuar mendja. Vishali nuk dinte shumë për Shqipërinë, dinte pak ose aspak. Edhe unë për Indinë. Nuk isha ajo vajza që e pëlqente atë kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bollywood-in. Por ndodhi! Ne filluam të flisnim rastësisht. Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim, po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin, fotografitë që kishim hedhur në Facebook. Filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin”, -ka treguar Elsa.

Pas pak kohësh Vishal udhëtoi drejt Shqipërisë për të takuar nga afër vajzën me të cilën ishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe që i kishte vjedhur zemrën. Ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë, në shtëpinë e Elsës, ku u takua edhe me prindërit e saj. Pas një kohe të shkurtër u organizuan edhe dasmat, ajo në Shqipëri dhe ajo në Indi, që për Elsën ishte diçka krejt e re dhe çuditshme për nga ritet.

“Fillimisht bëmë dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë së krishterë, pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar, sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar. Ishte diçka shumë e çuditshme për mua”, -shprehet Elsa, e cila tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare.

“Fisi vjen te shtëpia për 7 ditë, jetojnë aty me ty. Bëjnë ato ritualet e tyre që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela. Domethënë është diçka që zgjat. Tri ditë duhet të veshësh nga një kostum të ri. Kemi ato veshjet këtu që quhen “sari”, edhe këto m’i ka blerë vjehrra sipas ngjyrës që unë pëlqej. Por janë disa gjëra të veçanta që duhet t’i veshësh atë ditë. Siç kemi ne fustanin e bardhë që duhet të shkojmë në kishë, edhe ata kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është diçka e bukur, nuk është vetëm rituale”, -rrëfen ajo.

Gjithashtu një ndër traditat dalluese të dasmave indiane është veshja e nuses me flori.

“Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe u thashë që ‘nuk e përdor, për ditën e dasmës unë do t’i vendos, nuk e kam problem, por mos t’u vijë keq që më mbrapa nuk do t’i vendos’”, -tha ajo.

Të këshilluara

Lidhja e re e Brad Pitt me 27 vjeçaren

Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s'kishte kuptuar asgjë. U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad...

14:33

2Ton sjell projektin e ri (Foto)

Ai në rrjete sociale është aktiv, ndërsa u ofron mundësinë fansave të shohin më afër jetën e tij personale e profesionale. I njohur për punën në industrinë muzi...

14:31

Alketa Vejsiu, sërish në Sanremo

Pas deklaratave të para nga Amadeus, i cili tha se Sanremo mund edhe të mos ndodhë vitin tjetër për shkak të Covid, Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i sigur...

12:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46