Flash

Mikesha e ngushtë gati t’i nxjerrë sekretet e errëta Kim Kardashian

Lapsi.al 15 September 2020
Mikesha e ngushtë gati t’i nxjerrë sekretet e errëta Kim

Kim Kardashian dhe Larsa Pippen ishin shoqe të ngushta dhe e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram, deri në momentin kur Kanye West pësoi krizën e bipolaritetit të tij teksa kandidonte për president pak javë më parë.

Në mediat e huaja thuhet se njëri prej postimeve të Kanye-t i drejtohej pikërisht mikeshës së Kim-it, Larsa-s, të cilën e akuzonte se ishte afruar më shumë seç duhet me Tristan Thompson (ish-in e Khloe Kardashian).

Me siguri këtu nisi krisja e shoqërisë së Kim dhe Larsa-s, por kjo nuk dihet ende me siguri.

Ndërkohë, është bërë publik lajmi se pasi “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi mbylljen e transmetimit, Larsa Pippen do të nisë një reality-show të sajin, ku ajo do të zbulojë sekretet më të errëta të Kim-it, familjes së saj dhe serialit të tyre.

“Kim mori vesh lajmin se Larsa do të ketë një reality show, vetëm pak ditë pasi ajo dhe familja e saj vendosën t’i japin fund serialit të tyre. Ajo nuk është e lumtur për këtë fakt, sepse tashmë, Larsa mund të bëhet një yll botëror dhe pse jo, t’i “vjedhë” fansat dhe perandorinë e saj të biznesit

Larsa ka qenë në dijeni të disa prej sekreteve më të errëta të Kim gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani ajo është në një mision për t’u bërë një superstar i spektakleve reality. Kim shqetësohet se ajo nuk do ta ketë problem të flasë për çdo gjë lidhur me Kim dhe të shkatërrojë gjithçka për të cilën ajo ka punuar prej vitesh.”- kanë treguar burimet.

T’i vjedhë vallë Larsa “fronin” e mbajtur prej kaq vitesh Kim-it? Kjo mbetet për t’u parë!

Të këshilluara

Lidhja e re e Brad Pitt me 27 vjeçaren

Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s'kishte kuptuar asgjë. U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad...

14:33

2Ton sjell projektin e ri (Foto)

Ai në rrjete sociale është aktiv, ndërsa u ofron mundësinë fansave të shohin më afër jetën e tij personale e profesionale. I njohur për punën në industrinë muzi...

14:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46