Flash

Kjo është fotoja që konfirmoi lidhjen e dashurisë së Dojna Memës

Lapsi.al 15 September 2020
Kjo është fotoja që konfirmoi lidhjen e dashurisë së
Në fakt, është më shumë një konfirmim ai që, përmes një fotoje, tregon se Dojna Mema është në një lidhje dashurie. Moderatorja e njohur e ekranit ka postuar sot një foto, ku shfaqet e kapur për dore me njeriun e zemrës. Përshkrimi pas këtyre imazheve të zgjedhura është bindës që Dojna jeton një histori të bukur dashurie, ndonëse zbulon vetëm një copëz të njeriut që i ka rrëmbyer zemrën. “Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, – shkruan moderatorja, por i ka të qarta “kriteret” që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz, të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik. Dojna është përmendur në showbiz-in rozë për një marrëdhënieje të mundshme me këngëtarin Vlashent Sata, pasi u bë pjesë e klipit të tij “Copëzat”. Vetë moderatorja nuk i konfirmoi asokohe aludimet për këtë romancë, por preferoi të mos fliste. Nuk dihet nëse dora në këtë foto është e Vlashentit, por ajo që dihet me siguri është që Dojna është e lumtur dhe fotot e tregojnë këtë mjaft mirë.

Të këshilluara

Alketa Vejsiu, sërish në Sanremo

Pas deklaratave të para nga Amadeus, i cili tha se Sanremo mund edhe të mos ndodhë vitin tjetër për shkak të Covid, Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i sigur...

12:47

Ndahet nga jeta aktori Adem Mikullovci

Sot Kosova është zgjuar me një lajm të trishtë pasi pak pas mesnate është ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ...

12:34

Dulce Maria konfirmon shtatëzaninë

Të gjithë fëmijëve të viteve 2000 i kujtohet mirë sesi seriali me adoleshentë “Rebeldet”, na ka mbajtur të gozhduar para ekranit për disa sezone. Gjashtë të ri...

19:49

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46