Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Bill Gates: Pandemia rrezikoi shëndet dhe ekonominë e miliona njerëzve

Lapsi.al 15 September 2020
Bill Gates: Pandemia rrezikoi shëndet dhe ekonominë e miliona

Në një raport të Fondacionit Bill & Melinda Gates shkruhet se pandemia e koronavirusit e ka zmbrapsur përparimin në shëndetin global dhe i ka vënë miliona njerëz në rrezik nga sëmundjet fatale dhe varfëria.

Varfëria ekstreme është rritur me 7% dhe imunizimi rutinor me vaksina është duke rënë në nivele që për herë të fundit janë parë në vitet 1990.

“Është një frenim i madh”, tha miliarderi Bill Gates, bashkudhëheqës i fondacionit dhe financues i shëndetit global.

“Pandemia COVID-19 jo vetëm që e ndaloi përparimin, por e ktheu prapa atë”, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët.

Raporti, i titulluar “COVID-19: Një perspektivë globale”, po ashtu konstatoi se pandemia ka pasur ndikim disproporcional te gratë, komunitetet racore, pakicat etnike dhe njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.

Gates gjithashtu tha se është i bindur se bota do të dalë nga pandemia dhe se do të rifillojë përparimin drejt përmirësimit të shëndetit global.

“Pavarësisht nëse na duhen dy vjet, apo edhe tre, ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë dhe do të kthehemi në rrugën e duhur”, u tha gazetarëve bashkëthemeluesi i Microsoft-it.

Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 928,000 kanë vdekur dhe afro 20 milionë janë shëruar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI