Flash

Besa, një kosovare që na kujtoi se ekziston dorëheqja

Lapsi.al 15 September 2020
Besa, një kosovare që na kujtoi se ekziston dorëheqja

Besa Shahini mund të ishte larguar edhe kohë më parë nga kabineti i Edi Ramës. Ajo nuk ishte pjesë e Partisë Socialiste, as anëtare e organizatës së Rilindjes dhe as një personalitet me përvojë dhe i sprovuar në politikë apo në qeverisje. Besa ishte thjesht një eksperiment i kryeministrit, jo për të afruar Shqipërinë me Kosovën, po për të befasuar opinionin dhe vetë partinë e tij me përzgjedhje spektakolare, nga ato alla sulltan, që dëshmojnë fuqinë e të madhit për të ndryshuar fatet njerëzore brenda orës dhe njëkohësisht parëndësinë e personalitetit të oborrtarëve në raport me atë që duhet të adhurojnë.

Dhe kur efektet e befasisë avullojnë, shkrehet edhe interesi i liderit për “zbulimet” e tij të një kohe. Besa nuk ishte e vetmja që e përjetoi këtë ngrehje- shkrehje të Ramës. Në qeveri janë edhe disa ministra të tjerë, të cilët kryeministri thuajse i ka injoruar fare. Nuk komunikon me ta, nuk i përfill dhe madje i ka detyruar të marrin leje tek kabineti i tij për çdo veprim, madje edhe për emërime në punë. Besa Shahini, pjesë e të njëjtin eksperiment, thjesht mori guximin për të ikur.

Lexo me tej:

Fenomeni "Besa"/ Gratë dhe vajzat e katapultuara gabimisht nga Rama brenda Rilindjes

Ministrja e Arsimit nuk ishte viktimë e racizmit të opozitës dhe as e paragjykimeve që shoqëria shqiptare paska për kosovarët. Besa Shahini bëri lajm dhe hapi një debat në opinion sepse refuzoi të mbetej një viktimë e Edi Ramës. Ajo e kuptoi se në atë detyrë nuk ishte se kryeministri vërtet kishte vlerësuar aftësitë e saj, por si një kapriçio e tij për të bërë shoë- politikë me origjinën dhe të panjohurën e emrit e saj. Pas kënaqësisë nga shprehjet servile të tipit “Ua i madh është ku i gjeti kta ministra! i fortë është që bëri kabinet me njerëz të panjohur fare”, Rama e ka quajtur të përfunduar eksperimentin e tij. Ministrja e Arsimit, e cila prej disa kohësh e kish kuptuar se përse e kishin vënë aty, pati kurajon t’i rikthehet jetës pa Edi Ramën.

Besa mundi ta bëjë këtë për faktin se nuk ishte rritur në prehrin e udhëheqësit duke e adhuruar atë pa kushte. Sepse ka mundësinë dhe aftësinë për të provuar sfida të tjera. Sepse, në një mjedis ku integriteti dhe dinjiteti njerëzor janë ekzekutuar prej kohësh, ajo nuk pati kohë ose refuzoi t’i nënshtrohej atij.

Në këtë kuptim, Besa Shahini nuk është viktimë e të ashtuquajturit racizëm ndaj kosovarëve. Ajo shpëtoi nga të qënit viktimë e një sistemi që promovon individë pa personalitet, servilë të nënshtruar dhe kopje të shëmtuara të Edi Ramës, si e vetmja mundësi për të bërë karrierë brenda organizatës. Për aftësitë e saj dhe ato që bëri në drejtimin e Arsimit në Shqipëri ka shumë kritika, por akti i dorëheqjes së një ministri ishte diçka që ishte harruar krejtësisht në këto anë. Besa iku vetë duke e forcuar kontrastin me ata që vazhdojnë të gjallojnë sipas humorit dhe tekave të liderit.

Misteri/ Pse u largua ministrja e arsimit, Besa Shahini

Dorëheqja e Besa Shahinit përbën lajm pikërisht sepse është një akt i munguar dhe se nxjerr në pah fenomenin e depersonalizmit të individëve në fuksion të forcmit të kultit të liderit. Ky është një problem tipik për shoqëritë me deficite demokratike, ku futet edhe Shqipëria edhe Kosova, por kurrë një problem mes Shqipërisë dhe Kosovës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Besa e tradhtuar

Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e arsimit, Besa Shahinin. Në bisedë...

19:45

Dy marioneta në fushatën e Trump

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh. Nga njëra anë u renditën at...

12:28

Ku çon rruga e kthesës së Labinotit?

Më në fund, në mënyrën e tij edhe Edi Rama e ka pranuar atë që prej kohësh mendonin të gjithë: faktin se ai nuk është më shumicë reale. Sinjalet që u dhanë n...

12:59

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...

14:18

Kush po i përze shqiptarët nga vendi

Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe plakjen e Shqipërisë, ka ndezur në vend debatin më meskin dhe sipërfaqësor që mund të imagjinohej. ...

12:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI