Flash

Alketa Vejsiu, sërish në Sanremo

Lapsi.al 15 September 2020
Alketa Vejsiu, sërish në Sanremo

Pas deklaratave të para nga Amadeus, i cili tha se Sanremo mund edhe të mos ndodhë vitin tjetër për shkak të Covid, Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i siguroi të githë: Festivali do të bëhet! Pas kësaj, ka patur shumë spekulime dhe pyetje se kush do të jetë vitin e ardhshëm krah Amadeus në prezantim. U përfol për shumë emra si Vannesa Incontrada apo Chiara Ferragni, por jo. Në krah të Amadeus, në Sanremo 2021 do të jetë Alketa Vejsiu.

"Siç e mbani mend mirë, Vejsiu bashkëprezantoi Sanremo-n vitin e kaluar, duke pushtuar të gjithë me elokuencën dhe familjaritetin e saj në skenë”, shkruan revista Donna Pop.

Ndërkohë, e përjavshmja Chi, shkroi:

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin.

Ka ende një pyetje pa përgjigje:

Nëse Alketa do të kthehet përsëri në skenën Ariston apo do të drejtojë Dopo-festivalin (eventin pas Sanremos)?

"Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, por një gjë është e sigurt: Vejsiu ka mbetur në zemrat e italianëve, të cilët janë gati ta presin me të njëjtën ngrohtësi si vitin e kaluar!"

Revista Optima thotë se Alketa, kësaj radhe nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus, por do të ketë hapësirën e saj dhe një rol “të gjithin për të”.

Sanremo 2021 do të mbahet nga 2 deri në 6 mars, rreth një muaj më vonë se edicionet e mëparshme.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Adem Mikullovci

Sot Kosova është zgjuar me një lajm të trishtë pasi pak pas mesnate është ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ...

12:34

Dulce Maria konfirmon shtatëzaninë

Të gjithë fëmijëve të viteve 2000 i kujtohet mirë sesi seriali me adoleshentë “Rebeldet”, na ka mbajtur të gozhduar para ekranit për disa sezone. Gjashtë të ri...

19:49

Conor McGrefor flet pas arrestimit

Conor McGregor, përmes menaxherit të tij dhe një zëdhënësi, mohoi çdo akuzë për sulm seksual gjatë një udhëtimi në Itali. Agence France-Press raportoi të shtunë...

17:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46