Flash

"Unë e bëra të famshme", Gashi flet për suksesin e Ava Max

Lapsi.al 14 September 2020
"Unë e bëra të famshme", Gashi flet për suksesin e

Gashi, në një intervistë për “Ora News” ka folur pwr detaje të shumta nga jeta e tij persoanle dhe ajo artistike.Ai ka treguar se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka përkrahur këngëtaren shqiptare, Ava Max, që sot është po ashtu shumë e njohur nëpër botë.

Gashi ka rrëfyer se në fillim askush nuk e njihte artisten me origjinë nga Saranda dhe se ajo ja doli të bëhej e famshme falë besimit e ndihmës së tij. Reperi është shprehur ai ishte mik i ngushtë me vëllain e këngëtares dhe se me Ava Max ka punuar tre këngë.

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, askush nuk e njihte, askush. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava Max punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Unë jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo. I thoja njerëzve që ajo do të jetë një popstar përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani…Ju thash! Çfarë më pëlqen është kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikush, më pëlqen shumë. Sidomos kur janë shqiptarë“, ka treguar Gashi.

Por kur u pyet nëse do të dontë të bashkëpunonte sërish me Ava Max, ai tha se në fakt do të zgjidhte një tjetër shqiptare të suksesshme. Duke qenë se ai do të publikojë një album të re Dance Music, u shpreh se do të donte që si pjesë të tij të kishte një duet me Dua Lipën.

“E dua shumë Ava Max është vërtet një njeri i mrekullueshëm. Por njeriu me të cilin dua vërtet shumë të bëj një bashkëpunim për albumin tim të ri, sepse përshtaten me stilin e saj, është Dua Lipa. Sepse albumi im është Dance Music kështu që nëse do të zgjidhja një arsite do të zgjidhja Duan”, tha Gashi.

https://www.youtube.com/watch?v=j8D8K0BlR_k&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46