Flash

Konfirmohet bashkëpunimi i Miley Cyrus me Dua Lipën

Lapsi.al 14 September 2020
Konfirmohet bashkëpunimi i Miley Cyrus me Dua Lipën

Konfirmohet bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus. Gjatë muajit gusht Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore. Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo së fundmi Cyrus ka konfirmuar të gjithë zërat për një bashkëpunim.

Miley Cyrus ka zbuluar ditën e sotme se ajo ka punuar me Dua Lipën dhe Billy Idol për albumin e saj të ri. Këngëtarja ka treguar për radion “The Edge” se të dy artistët do të jenë pjesë e albumit në të njëjtën këngë.

“Ju mendoni se po bëj shaka, si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj. Kam bërë bashkë Billy Idol dhe Dua Lipën në të njëjtën këngë”, tha Cyrus.

Kur u pyet se kur do të publikohet albumi i saj, këngëtarja nuk dha një datë fikse, por tha se ai meriton të luhet vetëm në një festival. Përderisa Miley nuk na i tregoi datën e lançimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46