Flash

Flet Robert Aliaj pas fitores së Galës në The Voice Kids: Po përjetoj rilindje

Lapsi.al 14 September 2020
Flet Robert Aliaj pas fitores së Galës në The Voice Kids: Po

Në një lidhje direkte me emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Robert Aliaj foli për suksesin e së bijës, për të cilin së fundmi po flet jo vetëm gjithë Shqipëria, por dhe Belgjika.Gala Aliaj arriti të rrëmbente trofeun në "The Voice Kids" në Belgjikë, duke triumfuar mbi shumë zëra të shkëlqyer. Talenti i saj i padiskutueshëm bëri për vete mijëra njerëz që e ndoqën në rrugëtimin e saj në spektakël përgjatë këtyre muajve.

Më krenari nga të gjithë ka qenë pa dyshim Roberti, i cili shprehet se është ndjerë i rilindur:

“Është rilindja që ti përjeton, pa dyshim. Nuk e ekzagjeroj, jeton me detaje situatat analoge, por në nivele të ndryshme. Përjeton këto momente kaq të bukura. Këto gjëra mi solli Gala, nuk ka gjë më të bukur sesa të ndihesh babi i dikujt, është e madhe. Tani që e shijoj këtë dua t’ia uroj çdo babai në botë, në veçanti të gjithë baballarëve shqiptarë që t’u jepet një mundësi e tillë”, -tha ai për emisionin e mëngjesit.

“Mënyra se si Gala u regjistrua është atipike. Në një moment të caktuar Gala më tha se nuk po regjistrohej dot dhe si përfundim arriti jashtëzakonisht në limit. Pati fat u regjistrua kot me një shoqen e vet. Nuk e kishim menduar ‘The Voice’!”

Edhe Gala ka thënë dy fjalë, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Shumë faleminderit për vëmendjen që keni për mua. Kam një ndjenjë shumë normale, nuk di si ta shpjegoj, është shumë abstrakte. Ndihem shumë mirënjohëse dhe falenderuese dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur tani. Shumë faleminderit për mbështetjen! Është e mrekullueshme! Ju dua të gjithëve”, -u shpreh Gala.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI