Flash

Princ Harry, i mërzitur pas heqjes së titujve ushtarakë nga familja mbretërore

Lapsi.al 12 September 2020
Princ Harry, i mërzitur pas heqjes së titujve ushtarakë nga

Princi britanik Harry së fundmi  është detyruar të heqë dorë nga titujt dhe emërimet e tij ushtarake pasi ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore .

Një libër i ri i biografisë mbretërore thotë se Princi Harry u ndje “emocional” pas heqjes së titujve, të cilat u detyrua t’i sakrifikonte pas heqjes dorë nga familja mbretërore.Harry ka shpenzuar 10 vjet në ushtri dhe është zotuar të ruajë lidhjet me ushtarakët pas ndarjes prej tyre më 2015.Kjo e kishte bërë shkëputjen e tij nga familja mbretërore “demoralizuese”, shkruanin në librin e tyre “Duke gjetur lirinë”, autorët Omid Scobie e Carolyn Durand.Në libër shkruhet: “Vlerësimin dhe medaljet për eksperiencat e tij në ushtri ai i kishte marrë nga vetë gjyshja e tij dhe këto kishin shërbyer si inkurajim, prandaj aspekti më demoralizues i akordit të ri, ishte heqja e nderimeve të tij ushtarake, që i ishin dhënë në shërbim”.Një nga burimet e autorëve shprehej “Ishte një tabletë e vështirë për t’u kapërdirë, dhe shumë e vështirë që kjo të dëshmohej nga Meghan. Kjo e ka bërë Harry-n emocional”

Të këshilluara

Sara Khan infektohet me Covid-19

Aktorja indiane Sara Khan e njohur për rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai”, ka treguar së fundmi se ka rezultuar pozitive me coronavirus. Përmes një postim...

13:45

Lady Gaga : Gjyshja ime më ndryshoi jetën

Këngëtarja Lady Gaga ka treguar së fundmi për “Oprah Magazine” se personi që i ka ndryshuar jetën ka qenë gjyshja e saj.  “Pasi abuzuan seksualisht me mua qa...

11:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46