Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Eksperti i sëmundjeve infektive parashikon kthimin në normalitet

Lapsi.al 12 September 2020
Eksperti i sëmundjeve infektive parashikon kthimin në normalitet

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha të premten se vetëm vitin e ardhshëm jeta mund t’i rikthehet normalitetit të para-pandemisë. Por gjithçka do të varet sipas tij nga fakti nëse vaksina kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.

Zoti Fauci i tha rrjetit televiziv MSNBC se “shpërndarja e vaksinës, mbrojtja apo vaksinimi i shumicës së popullsisë, ka të ngjarë të mos ndodhë deri në mes ose në fund të vitit 2021”.

Ndërkohë disa spitale në SHBA kanë refuzuar një pjesë të furnizimit të tyre me Remdesivir, ilaçi që përdoret për të luftuar COVID-19 prodhuar nga Gilead Science. Lajmi u konfirmua të premten nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Nga 6 korriku deri më 8 shtator, sistemet shëndetësore publike shtetërore dhe lokale pranuan rreth 72 për qind të Remdesivirit të ofruar nga ky departament, konfirmoi një zëdhënës të premten për agjencinë “Reuters”. Qeveria ka udhëhequr masat për shpërndarjen e ilaçit, por kjo përpjekje skadon në fund të muajit. Të shtunën në SHBA u regjistruan më shumë se 6.4 milionë të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 193 mijë të vdekur./VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46