Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Sërish në sulm fushata elektorale e SHBA-së, hakerët “piraterojnë” informacione nga zyrtarë dhe organizata

Lapsi.al 11 September 2020
Sërish në sulm fushata elektorale e SHBA-së, hakerët

Hakerë të lidhur me Rusinë, Iranin dhe Kinën, kanë ndërhyrë në të dhënat e njerëzve dhe organizatave të lidhura me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me kundërshtarin e tij në zgjedhje, Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë, Microsoft ka hedhur aludime se bëhet fjalë për të njëjtët hakerë rusë që kanë sulmuar sistemin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

"Ajo që kemi parë, është një përputhje me modelet e mëparshme të sulmeve që kishin në shënjestër jo vetëm kandidatët dhe stafin e fushatës, por edhe ata që i këshillojnë për çështjet kryesore", tha Tom Burt, nënkryetari i Microsoft-it, në një intervistë.

Grupi i dyshuar i hakerëve është një njësi brenda agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse. Ky grup, i njohur si "APT28" ose "Fancy Bear" dhe grupe të tjera ruse të hakimit janë fajësuar vitet e fundit nga qeveri të shumta perëndimore, grupime dhe organizata, për kryerjen e sulmeve të shumta kibernetike.

Në muajin gusht, zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë thënë se rusët favorizojnë presidentin Trump, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, ndërsa Kina preferon Bidenin, ish-zv.presidentin e SHBA-së, i cili vjen nga Partia Demokratike. Megjithatë, nënkryetari i Microsoft-it tha në deklaratën e  fundit se hakerët e mbështetur nga shteti kinez kanë pasur në shënjestër "individë të profilit të lartë të lidhur me zgjedhjet", përfshirë edhe njerëz të lidhur me fushatën e Bidenit.

Agjencitë e inteligjencës dhe hetuesit e Kongresit amerikan kanë konstatuar se inteligjenca ushtarake ruse ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016, për të mbështetur Trumpin, duke publikuar lajme të rreme në internet. Moska, nga ana tjetër, i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46