Flash

Libri që shqetësoi qeverinë franceze, "Unë i urrej burrat"

Lapsi.al 11 September 2020
Libri që shqetësoi qeverinë franceze, "Unë i urrej

Kur Pauline Harmange, një franceze që aspiron të bëhet shkrimtare, botoi një libër mbi urrejtjen ndaj burrave, priste që të shiste të paktën 200 kopje midis miqve dhe lexuesve të blogut të saj.

Në vend të kësaj, pasi u kërcënua nga një zyrtar i qeverisë se do të përballej me veprime ligjore, libri i saj “Moi les hommes, je les déteste” (Unë i urrej burrat) pati një bum shitjesh. Në fillim u shitën 450 kopje, ndërsa më pas 2500 të tjera. Monstrograph, mini-shtëpia botuese, u shpreh se ka mbingarkesë dhe asnjë kopje tjetër nuk do të botohet nëse një botues më i madh nuk vjen në ndihmë.

PAULINE HARMANGE

Pauline Harmange është 25 vjeç dhe po përballet me një “stuhi” letrare dhe politike. Ajo jeton në Lille, Francë, së bashku me bashkëshortin, Mathieu dhe macen e tyre, Eleven.

“Unë nuk e prisja këtë. Ka qenë një surprizë e madhe. Është hera e parë që kam botuar një libër. Kam shkruar edhe një roman, por nuk u botua kurrë.” – tha ajo për Guardian.

‘Unë i urrej burrat’: Libri që shqetësoi

Eseja e saj hapet me një citat të Sylvia Plath, “Problemi ishte, se unë e urreja idenë që duhet t’u shërbeja burrave”, dhe pretendon të zbulojë nëse gratë kanë arsye për të urryer burrat.

“Unë jam martuar me një burrë, i cili është i shkëlqyeshëm dhe vërtet mbështet shkrimet e mia. Por në përgjithësi unë nuk besoj te burrat që nuk i njoh. Thjesht nuk kam besim tek ata. Kjo vjen më pak nga përvoja personale dhe më shumë nga të qenit aktiviste në një organizatë feministe që ndihmon viktimat e përdhunimit dhe sulmit seksual. Unë mund të deklaroj një fakt, që shumica e agresorëve janë burra,” tha Pauline.

Ajo shtoi:

“Nëse jemi heteroseksualë, ne inkurajohemi të pëlqejmë burrat, por duhet të kemi absolutisht të drejtën që të mos na pëlqejmë. E kuptoj që kjo tingëllon si një ndjenjë e dhunshme, por ndjej me forcë se duhet të lejohemi të mos i duam ata si një e tërë dhe të bëjmë përjashtime për burra të caktuar.”

“Unë i urrej burrat” u botua më 19 gusht kur pjesa më e madhe e Francës po shijonte pushimet e verës dhe me siguri shumë pak njerëz do ta blinin, në rast se Ralph Zurmély, këshilltar mbi barazinë gjinore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, të mos kishte shkruar se do të ndërmerrte veprime ligjore.

Të këshilluara

Johnny Depp nis romancën me Sophie Hermann

57-vjeçari ka qenë duke folur me modelen, e cila është 24 vite më e re, përmes telefonit në vendin ku po qëndronin. Pasi dyshja ishin takuar, Sophie i kishte...

15:36

Dafina Rexhepi i jep fund beqarisë (Foto)

Vite më parë, ajo publikonte shumë shpesh projekte muzikore derisa vendosi të pauzojë dhe të rikthehet sërish në vitin 2017. Megjithatë, Dafina duket se nuk ...

14:41

Edhe Sadna infektohet me Covid-19

Aktorja indiane, Sara Khan, e njohur për rolin e famshëm të Sadnës te "Bidai", është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja në llogarinë...

14:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46