Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Kina po planifikon të ndërtojë qytetin e parë anticovid

Lapsi.al 11 September 2020
Kina po planifikon të ndërtojë qytetin e parë anticovid

Një qytet i ri anti-COVID po planifikohet të ndërtohet në Kinë. Qyteti do të krijohet me qëllim që njerëzit ta kenë jetën më të thjeshtë në raste pandemie, kur izolimi do të jetë i nevoojshëm.

Arkitektët spanjollë Guallart fituan një konkurs për ta ndërtuar këtë qytet në Xiong'an. Shpresa është se do të jetë një model për "një standard të ri në epokën pas-COVID" që mund të përdoret në shumë qytete të botës.

Projektuar si një "qytet i vetë-mjaftueshëm", ai do të përfshijë apartamente me ballkone të mëdha, kopshte perimesh, serra, panele diellore, hapësira pune komunale, një pishinë, treg ushqimi, kopsht fëmijësh dhe tarraca të përshtatshme për dronët që do të shërbejnë për dërgesa.

Shumë nga rrugët do të jenë të rezervuara për këmbësorët dhe çiklistët, dhe do të ketë shumë gjelbërim.

“Ideja është të sigurojmë një jetë të plotë në kohë izolimi", shkruhet në një njoftim për shtyp.

"Ne nuk mund të vazhdojmë të projektojmë qytete dhe ndërtesa sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Propozimi ynë buron nga nevoja për të siguruar zgjidhje për krizat e ndryshme që po ndodhin në planetin tonë në të njëjtën kohë, në mënyrë që të krijojmë një jetë të re urbane bazuar në bioekonominë rrethore që do të fuqizojë qytetet dhe komunitetet" -tha Guallart.

Ndërtesat do të kenë një "sistem të brendshëm metabolik" që do të integrojë prodhimin e energjisë, ujin e ricikluar, prodhimin e ushqimit dhe ripërdorimin e materialit për të promovuar qëndrueshmërinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46