Flash

Flet mjeku i Berlusconit: Do të kishte vdekur nëse do të infektohej me COVID-19 në mars-prill

Lapsi.al 11 September 2020
Flet mjeku i Berlusconit: Do të kishte vdekur nëse do të

Mjeku personal i ish-presidentit italian Silvio Berlusconi ka folur për gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19.

“Ngarkesa virale e tamponit nazofaringal të Berlusconit ishte aq e lartë saqë në mars-prill, sigurisht që nuk do të kishte patur rezultatin që ka tani. Do të kishte vdekur? Sigurisht që po dhe ai e di këtë gjë”.

Alberto Zangrillo u shpreh se shtrimi i presidentit në spital në kohën e duhur ishte ajo që e shpëtoi. Edhe 10 orë me vonesë po të kishte shkuar në spital, për presidentin mund të kishte qenë fatale për shkak të operacioneve të kryera ndër vite.

“Le të themi që Berlusconi është në një situatë mëse të kënaqshme. Terapia po i shkon shumë mirë dhe besoj se fundi i kësaj sëmundjeje është shumë afër”, tregoi Zangrillo.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI