Flash

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Lapsi.al 11 September 2020
Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Arroganca është virtyt i injorantëve. Kjo aksiomë e vjetër që përshkruan të gjithë ata që tentojnë të fshehin me dhunë mungesën e dijes së tyre, i shkonte më së miri Edi Ramës, në debatin e djeshëm për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Kryeministri u tregua cinik dhe aspak transparent duke i thënë gazetarëve se ata nuk duhet të informoheshin nga qeveria për negociatat që janë sekrete. Ai bëri batutat e përhershme me studion e Ollgës dhe kanoen e Monikës, por nuk qe në gjendje të shpjegonte se cili është pozicioni i Shqipërisë. 

Pyetjet se cilat janë kufijtë që ne pretendojmë dhe sa mendojmë se na takon në marrëveshjen me Greqinë, kur kjo e fundit ka shpallur kufirin e saj detar me 12 milje, Kryeminisrti i la në ajër. 

Lapsi.al i ka konfrontuar qëndrimet e Ramës me tre njerëz që së paku për problemet e marrëveshjes së detit kanë qenë në krah të tij, Lorenc Vangjeli si gazetar, Xhezair Zaganjori si relator i Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s dhe kolonelin e detit Myslym Pashaj. 

I pyetur në Opinion nga Vangjeli nëse Shqipëria kishte një hartë të saj se cfarë pretendonte në bisedimet me palën greke, Rama tha se s'kishte ndërmend ta tregonte këtë dhe gazetarët as duhet ta dinin këtë(vidéo poshte). 

[video width="944" height="488" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/bandicam-2020-09-11-09-54-03-528-1.mp4"][/video]

Por, në një intervistë të para pak ditëve, ish gjykatësi Xhezair Zaganjori, që hodhi poshtë marrëveshjen Berisha- Karamanlis, pohon krejt të kundërtën: "Duhet të jemi rasti unik në botë, që nuk kemi një hartë të plotë e të qartë ku të themi apo të pretendojmë se sipas vlerësimit tonë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, këto duhet të jenë vijat që përcaktojnë kufirin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, respektivisht ujërat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon. Kjo është abc-ja e një shteti serioz që di, kërkon dhe lufton të realizojë të drejtat e tij të ligjshme. Kjo është abc-ja e platformës që duhet të kemi në bisedimet me palën greke" deklaroi ai.

Madje ish gjykatësi dhe diplomati ekspert i marëdhënieve ndërkombëtare shigjetoi edhe qeverinë që në vend që të shpallë objektivat tona, bën rolin e justifikuesit të palës greke për zgjerimin e kuririt të saj me 12 milje. "E ndërkaq, njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë", tha Zaganjori. 

Por, mungesa e transparences së Ramës dhe refuzimi për të shpallur publikisht synimet që ka vendi ynë është kritikuar edhe nga njeriu që ka marrë aureolën e mbrojtjes së kufijve detarë dhe i cili e denoncoi në Gjykatë Kushtetuese bashkë me PS marrëveshjen e Berishës. Sipas kolonel Myslym Pashait qeveria jo vetëm duhet të jetë transparente, por ajo duhet ta shpallë Sarandën gji historik, duke e shtyrë vijën imagjinare nga nis negocimi me grekët, pertej ujrave të këtij gjiri. "Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji histori" ka thënë ai.

Pra, këta ekspertë pretendojnë se një shtet serioz i bën publike aspiratat e tij, i publikon hartat e kufijve që synon dhe nuk sillet me kultin e sekretit ashtu si iu përgjigj Rama Vangjelit, se as nuk ju'a tregoj dhe as nuk duhet ta dini. 

Kjo lloj sjelljeje, edhe pa besuar kundërshtarët e kryeministrit që e akuzojnë se po shet detin, dëshmon, në rastin më të mirë, se Rama është i friksuar dhe i pasigurtë për atë që do të marrë në negociata me Athinën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI