Flash

Korrupsion dhe PPP që shkatërrojnë tregun, pak investime amerikane. Raporti i DASh nxin Shqipërinë

Lapsi.al 10 September 2020
Korrupsion dhe PPP që shkatërrojnë tregun, pak investime

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri një skaner Shqipërisë në raportin per Klimën e Investimeve në vendin tonë, ku theksohen probleme të mprehta me çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesën e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për t'u zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurrencën. "SHBA nuk figuron në vendet e para për investimet e huaja direkte, gjë që tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend".

Lapsi.al ka përzgjedhur pikat me të forta të këtij raporti që janë një konfirmim i plotë kritikave që i janë bërë për vite me radhë qeverisë Rama.

• Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

• Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.

• Kontrata të vështira për tu zbatuar.

• Korrupsioni në qeveri dhe mbi të gjitha në tendera që është i gjithëpranishëm.

• Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurrencën.

• Mungesa e analizave kosto- përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.

• Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

• Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me çështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palëve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.

• Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e çertifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s'janë te tyre.

• Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë. Korrupsioni endemik vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

• SHBA nuk figuron në vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.

• Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE, vendi ende nuk ka trajtuar siç duhet kompensimin e pronave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI