Flash

Opinion/Rama dhe Berisha përballen për marrëveshjen e detit

Lapsi.al 10 September 2020
Opinion/Rama dhe Berisha përballen për marrëveshjen e detit

Kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij Berisha, kanë sulmuar ashpër njëri-tjetrin në Opinion lidhur me debatin e nxehtë se kush po i fal detin Greqisë. Rama që doli i pari në ekran, akuzoi Berishën se iu nënshtrua Athinës duke bërë sikur nuk po kuptonte se fqinjët tane po dilnin të fituar nga pakti i 2009.

"Të njëjtët njerëz sot akuzojnë këtë qeveri i bëjnë propagandë shqiptarëve duke me gënjeshtra duke u rekur të mashtrojnë ndonjë peshk budalla" tha Rama.

Ai mohoi se ka marrëveshje me Greqinë dhe se është e drejta e saj ta zgjerojë detin e saj territorial në 12 milje. Por nga ana e tij Berisha që u fut live pas Ramës e akuzoi atë se qeveria greke e ka njoftuar paraprakisht për 12 miljet, dhe ai gënjen kur thotë që nuk e dinte.

Ai pretendoi se deklaratat e Ramës se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet me 12 milje, pa treguar se kjo po bëhet në një kohë kur ne jemi në negociata, mund të përdoren nesër kundër Shqipërisë në një Gjykatë ndërkombëtare.

"Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin" bën tradhëti kombëtare, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI