Flash

“Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të Ramës me kazinotë

Lapsi.al 10 September 2020
“Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të

Lajmi i beftë i rihapjes së kazinove, i cili u botua në fletoren zyrtare dy vjet pasi Edi Rama kishte vendosur t'i mbyllte ato, nuk mbante në fund nënshkrimin e kryeministrit. Ashtu si shumë nga mëkatet e tjera, duke përmendur më të spikaturin ligjin special për shembjen e teatrit, Rama i ka deleguar dikujt tjetër, (në këtë rast Erion Braçes) siglimin e vendimit të këshillit të ministrave.

Bashkë me ligjin e rihapjes së kazinove, aty ishte botuar edhe një hartë e rrugëve se ku ato do të lejohen në Tiranë. Pra propaganda e vjeshtës së vitit 2018 se kryerilindasi do t'i shpëtonte gratë dhe fëmijët e kumarxhinjve nga ky ves, se ai do ta fshinte me rrënjë këtë biznes që shkatërron familjen dhe pas të cilit fshihen interesa kriminale, ra edhe njëherë përtokë. Njësoj si me hashashin që e shkuli nga Lazarati për ta përhapur në gjithë Shqipërinë, njësoj si me moratoriumin për ndalimin e ndërtimeve, sa ta merrte gjithë sistemin nën kontroll për të bërë më pas shllafarinë, njësoj si me importin e plehrave që fillimisht e ndaloi dhe më pas tentoi ta riaktivizojë, Rama po sillet edhe me lojrat e fatit.

harta

Historia e tij me këtë “biznes kriminal”  që Lapsi.al e ka ndjekur hap pas hapi, është sa e ndërlikuar po aq edhe qesharake.

Në fillimet e qeverisë së tij, në vjeshtën e 2013-ës, Edi Rama, së bashku me krahun e tij të djathtë, Saimir Tahirin, nisën një operacion të bujshëm të titulluar “Fundi i marrëzisë”. U mobilizuan mbi 6 mijë policë, u rrethuan pikat e basteve me shirita ku shkruhej “skenë krimi” dhe kryerilindasi shpalli devizën: “ka ardhur dita t’i japim fund këtij fenomeni”. Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Strategjia përbënte një fabul të mrekullueshme: Dërgimin e kazinove drejt hoteleve me 5 yje që do të lulëzonin në erën e re të zhvillimit ekonomik dhe zhdukjen e tyre nga qendrat e qyteteve. “Ne nuk mund të pranojmë një ves të neveritshëm që po shkatërron familjet dhe psikikën e qytetarëve”, thoshte atëherë me ton prej rilindasi, Rama. Për ta realizuar këtë objektiv, pas show-t të shtatorit 2013, ai vendosi një datë: shqiptarët do t’u thoshin lamtumirë kazinove, pikave të basteve dhe makinave elektronike, në dhjetor 2016.

Por kur u afrua ky afat, pushteti i parasë bëri të vetën. Me argumentin kryesor se taksat e kumarit mbanin buxhetin e shtetit, një grup deputetësh rilindas imponuan shtyrjen edhe me dy vjet të afatit të qëndrimit të pikave të basteve në qendrat e qyteteve.

Skandali/ Kush janë deputetët që po lobojnë pro kazinove? (video)

Po t’i lexosh edhe sot arsyet që ata rendisin në relacionin dërguar kuvendit, dhe që më pas e votuan, ato qenë qesharake. Ata u qanin hallin pronarëve të kazinove që kishin nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendonin se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kishin se ku të zhvendoseshin. Ata paralajmëronin mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Argumentat ishin të gjithë absurdë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet? Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk kishte ndryshuar.Thjesht në mes ishte futur para e madhe që e bëri kryeministrin të ndryshonte mendje.

Rama e hengri turpin me bukë dhe e votoi shtyrjen e afatit. Kur u pyet në disa konferenca shtypi me radhë ai deklaroi një proçkë të madhe që nuk e besoi askush: Se ai vazhdonte të qe kundër favorizimit të lojrave të fatit, por se ishte minorancë brenda partisë së tij dhe grupit parlamentar.

“Unë mbetem për zhdukjen e bixhozit, por në këtë pikë jam minorancë në PS”, u justifikua ai. Më pasi tentoi edhe një mashtrim të dytë. Provoi ta linte kopilin në derën e LSI-së, duke pretenduar se ishin deputetët e saj ata që nuk e donin mbylljen e këtij aktiviteti, por kur partia që atëhere drejtohej nga Meta doli me deklaratë se e votonte menjëherë mbylljen, mashtrimi nuk zgjati shumë.

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Ndërkohë numri i pikave të llotarive dhe të basteve arriti në kufijtë e marrëzisë reale duke u katerfishuar gjatë qeverisjes socialiste, nga 920 në 4200. Sipas një raporti të KLSH për vitet 2014- 2016 plot 375 milionë euro i mungonin buxhetit të shtetit nga mbledhja e të ardhurave të munguara nga aktivitetet e lojrave të fatit,

Vetëm në tetorin e vitit 2018, Rama tashmë i vetëm në qeverisje, duke pasur në dorë edhe gurin edhe arrën, shpalli se në 31 dhjetor të atij viti marrëzia do të merrrte realisht fund. Gjatë një prononcimi për këtë temë në rubrikën “Përgjigja ime”, që mbante atëherë në Facebook, kryeministri u justifikua se pse nuk e kishte mbajtur dot më parë këtë premtim.“Doja ta bëja më parë, siç premtova, por nuk munda dot. Ishte i pari dhe i fundit rast që pranova kundër vullnetit tim një kompromis të keq”, tha atëherë ai.

Ka kaluar pak më shumë se dy vite dhe qeveria që kishte vendosur t'i largonte kazinotë nga qyteti e t'i zhvendoste ato ose në periferi, ose në hotelet me 5 yje, për të mbrojtur të rinjtë dhe familjet që po shkatërroheshin nga kumari, ka vendosur t'i rihapë ato në rrugët kryesore në zemër të Tiranës. E këtë herë Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të justifikohet se këtë radhë nuk e ka dëgjuar Erion Braçja që ka firmosur mbi VKM (poshte) me kokën e tij.

©Lapsi.al

 

.

vvvvdvdvdv

2

3

4

5

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI