Flash

Fenomeni "Noja", flet Brisilda Rroku: Ndihem e kërcënuar

Lapsi.al 10 September 2020
Fenomeni "Noja", flet Brisilda Rroku: Ndihem e kërcënuar

Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e “Shqipëria Live”. Në fjalën e saj, ajo ka treguar se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale.

Më tej, Brisilda shton se kërkon që të largohet nga Shqipëria pasi nuk mund ta vazhdojë më normalisht jetën e saj në vend.

“Kam një muaj që e njoh, e kam njohur në një lokal nga grupi im shoqëror. Aty kam njohur edhe Nojën. Kemi pasur një raport sipërfaqsor. Nuk është e vërtetë deklarata e saj që më njeh prej 2 vitesh dhe që më mban me ushqim. Më intereson gjendja ime, dhe jo Rita e Noja. Nuk e kam ndjekur si çështje.

Punoje në lokalin e tyre? Jo punoja në një call-centre. Nuk kam pasur të bëj me të. Raporti jonë ka qenë rastësor. Tek lokali i kam ndihmuar ndonjëherë. E bëja vullnetarisht, kur isha e lirë. Më ftuan për një kafe dhe më çuan në një shtëpi dhe më bënë presion me thikë. Më detyruan për të bërë video. Më thanë nëse nuk e bën këtë video do të të vrasim. Kam qënë nën presion. Më kanë bërë video edhe tek shtëpia ime, më kërcënuan para familjarëve. Videon e shpërndarë dhe përfundoi aty ku përfundoi. Bëra denoncimin, e morën. Fillimisht më kishin marrë kartën e identitetit. Nuk ka qënë Margarita ajo që e postoi videon. Pas denoncimit në Polici, më shoqëruan në shtëpi për të marrë gjërat e mia dhe më çuan tek shoqata.

Po me Ndojën? Nuk kam pasur komunikim me të. Kam marrë informacion që ajo është liruar. Ndjehem e kërcënuar. Nuk kam hyrë në mes të të dyve, mendoja që ishin të ndarë. Rrjetet sociale e kanë përdorur emrin tim për show dhe tallje. Kam humbur punën. Gjendja ka qënë shumë e tensionuar. Jam larguar nga Shkodra, tani jetoj në Tiranë. Shoqatat më kanë ndihmuar dhe jam këtu. Kam 3 javë në gjendje të keqe psikologjike. Duhet të gjej një vend pune, duhet të jetoj. Nuk mund të bëj jetë normale në Shqipëri. Kërkoj që të më ndihmojnë të iki nga Shqipëria. Nuk më interson çfarë ndodh me Margaritën dhe Ndojën. Uroj të bëhem shembull i mirë për femrat që rrinë të heshtura,”-ka treguar ajo.

Margerita Gjoni u vu në pranga më 25 gusht, 24 orë pasi videot ku ajo ushtronte dhunë dhe presion mbi vajzën me të cilën e kishte tradhëtuar i shoqi, bënë xhiron e rrjetit./Dosja.al

Të këshilluara

Dua Lipa feston sot një tjetër sukses

Dua po bëhet gati të thyejë rekorde me “Club Future Nostalgia. Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi i tij duket se “CFN” po korr shumë suksese dhe po i...

08:37

Beyonce dhe Jay, pushime në Kroaci (Foto)

Në vitin 2009 ata ecën rrugëve të Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut dhe gjithashtu kryqëzuan Adriatikun dhe u panë duke u argëtuar përpara qytetit me mure të Dub...

17:28

Mozzik ndalohet nga policia e Kosovës

Teksa udhëtonte me makinë me mikun e tij Grajqa, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, është ndaluar nga policia. Ky moment nuk ka kaluar pa u fi...

17:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46