Flash

Ellen Degeneres rikthehet në ekran pas akuzave të rënda ndaj saj

Lapsi.al 10 September 2020
Ellen Degeneres rikthehet në ekran pas akuzave të rënda ndaj saj

Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.

Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja po rikthehet në ekran, siç ka lajmëruar.

Madje, Ellen është gati të flasë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

DeGeneres ka lajmëruar se emisioni i saj nis më 21 shtator dhe atëherë do të dëgjohet edhe “e vërteta” e saj.

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”- ka thënë gazetarja.

Të këshilluara

Dua Lipa feston sot një tjetër sukses

Dua po bëhet gati të thyejë rekorde me “Club Future Nostalgia. Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi i tij duket se “CFN” po korr shumë suksese dhe po i...

08:37

Beyonce dhe Jay, pushime në Kroaci (Foto)

Në vitin 2009 ata ecën rrugëve të Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut dhe gjithashtu kryqëzuan Adriatikun dhe u panë duke u argëtuar përpara qytetit me mure të Dub...

17:28

Mozzik ndalohet nga policia e Kosovës

Teksa udhëtonte me makinë me mikun e tij Grajqa, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, është ndaluar nga policia. Ky moment nuk ka kaluar pa u fi...

17:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46