Flash

Willy, kryefjala e mediave italiane, ndërroi jetë teksa mundohej të shuante një sherr

Lapsi.al 9 September 2020
Willy, kryefjala e mediave italiane, ndërroi jetë teksa mundohej

E gjithë Italia është tronditur nga vdekja e një të riu 21-vjeçar, i cili u rrah barbarisht nga agresorët pasi ndërhyri për të qetësuar një sherr.

Willy Monteiro Duarte, një 21-vjeçar me ngjyrë, i lindur në Romë, vdiq pasi ndërhyri për të ndaluar një sherr tjetër. Agresorët ishin 4 të rinj të bardhë, të cilët tashmë janë vënë nën pranga. Siç mësohet nga mediat italiane, Willy Monteiro Duarte ndërroi jetë mëngjesin e së dielës, në Colleferro, afër Romës, pasi u bë pjesë e një përleshjeje me katër djem të tjerë midis moshës 22 dhe 26-vjeçare.

Të arrestuarit janë dy vëllezër, Marco dhe Gabriele Bianchi, Mario Pincarelli dhe Francesco Belleggia, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë me dashje për motive të dobëta, por hetuesit kanë përjashtuar faktin e vrasjes për shkak të racizmit.

Fotoja me fytyrën e qeshur të Willy Monteiro Duarte, një djalë i ri që dëshironte të ishte kuzhinier dhe që ëndërronte të luante futboll me Romën, është ndarë gjatë dy ditëve të fundit në të gjitha mediat italiane. Edhe personazhet e njohur kanë ndarë fotografinë e të riut, duke shprehur ngushëllimet e duke kërkuar drejtësi për të riun.

Sipas mediave italiane, vrasja ndodhi në orët e para të së dielës në pjesën e pasme të një ndërtese, jo shumë larg një stacioni policie.

Monteiro Duarte po kthehej në shtëpi me miqtë e tij dhe dyshohet se ishte dëshmitar i një sherri në të cilin ishin përfshirë disa djem – njëri prej tyre mendohet se ishte shok i tij. Sipas rindërtimeve të para të skenës nga policia, Monteiro Duarte ishte afruar për të qetësuar sherrin, por mori një goditje të fortë në kokë nga njeri prej djemve. Mendohet se goditja në kokë ishte fatale për të riun, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autopsia.

Willy jetonte me familjen në Paliano, në provincën e Frosinone-t. Kishte studiuar në institutin “Fiuggi” dhe punonte si ndihmës kuzhine në një hotel në Artena.

Të këshilluara

Beyonce dhe Jay, pushime në Kroaci (Foto)

Në vitin 2009 ata ecën rrugëve të Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut dhe gjithashtu kryqëzuan Adriatikun dhe u panë duke u argëtuar përpara qytetit me mure të Dub...

17:28

Mozzik ndalohet nga policia e Kosovës

Teksa udhëtonte me makinë me mikun e tij Grajqa, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, është ndaluar nga policia. Ky moment nuk ka kaluar pa u fi...

17:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46