Flash

Taylor Swift barazon rekordin e Whitney Houston në 'Billboard'

Lapsi.al 9 September 2020
Taylor Swift barazon rekordin e Whitney Houston në 'Billboard'

Këngëtarja Taylor Swift së fundmi barazoi rekordin e këngëtares  së ndjerë, Whitney Houston.

Për gjashtë javë, albumi i Taylor “Folklore”, qëndroi në numrin 1 të listës së Billboard 2020, që prej publikimit të tij në 24 korrik Whitney Houston, përpara shumë vitesh, bëri histori , kur albumi i saj i vitit 2009 “I look to you”, e vendosi atë për 46 javë në vend të parë.Këngëtarja  pati katër albume që qëndronin në vend të parë, ndërkohë që The Beatles mbajnë rekordin midis artistëve meshkuj dhe femra, me 132 javë albume në Nr. 1 në Billboard 200.Talyor Swift, nuk publikoi asnjë këngë përpara publikimit të projektit/albumit të saj të ri, duke bërë që njerëzit t’i dëgjonin edhe më shumë këngët, pas publikimit të të gjithë albumit, për të cilin këngëtarja u shpreh:"Kohët në të cilat po jetojmë, më bëjnë të kuptoj se asgjë nuk është e garantuar. Intuita më thotë se nëse e do diçka, duhet t’ja tregosh botës. Ky album është ana e pasigurisë në të cilën u futa. Ju dua shumë.”

Të këshilluara

Pas lajmeve për shtatëzani reagon Tuna

Një koncert në Gostivar e ka rikthyer Tunën pranë publikut, pas një kohe të gjatë izolimi. Megjithëse ka punuar për projekte të reja muzikore, Tuna ua ka ndier ...

15:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46