Pas alarmit që vuri në Labinot, se nëse votohej sot, PS nuk do të merrte aq vota sa e meritonnte për punët që ka bërë qeveria, pasi njerëzit jane të lodhur e të zhgënjyer dhe socialistët mund të bojkotojnë, Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e qarqeve për t’iu dhënë ultimatumin: “Synojmë 74 mandate, kjo është kryesfida e jonë.”
Po a është i mundur ky objektiv që kërkon nga PS, e vetme, kalimin e kufirit të 800 mijë votave?
Edhe katër vite më parë, në fushatën e vitit 2017, kur vendosi të garojë kundër të gjithëve, Edi Rama nuk do ti kishte marrë dot kurrë 74 deputetë, nëse PD dhe LSI do të kishin dalë në koalicion. Vetëm me këtë dredhi, lideri i P-së i rrëmbeu opozitës së sotme nga një deputet të sigurtë në qarqet e Durrësit, Tiranës, Fierit dhe Korçës (lexo shkrimin poshtë).
Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar
Pra vetëm duke ndaluar koalicionet, pas një vonese për rregjistrimin në zgjedhje, me gjithsej 765 mijë vota, socialistët nuk arritën të shkonin më shumë se 48.1%.
Natyrisht në këtë rezultat ishte kontributi i ministrit më të suksesshëm të rendit, Saimir Tahiri, ndihma e Gjushit dhe e Avdulajve në Durrës, që e dëshmuan me fakte përgjimet pulikuara nga BILD si dhe paratë e pafundme që u hodhën në fushatë.
E megjithëatë, vetëm falë një taktike, Rama arriti ta marrë i vetëm shumicën ku me 48% të votës popullore, ia doli të ket mbi 50 % të parlamentit.
Ndërsa sot, fida është pothuajse e pamundur sidomos nëse i gjithë fronti opozitar mblidhet në një listë të vetme. Atëhere as 48% që bëri në 2017 nuk do ti mjaftonin Ramës të ishte shumicë.
Para liderit të PS, në këtë rast do të mbeteshin dy rrugë: ose një masakr elektorale e ngjashme me atë që PD-ja bëri në 1996, ose koalicioni i madh me një nga dy partitë e forta të opozitës.
Por duke ditur se në këtë version të dytë PS, mund të mbetej në qeverisje po pa Ramën kryeministër, ai do të bëjë çështë e mundur që kjo të mos ndodhë.
Pra në 25 prill, Rama duhet të përvetësojë më shumë vota se katër vite më parë, duhet ti bëjë njerëzit të harrojnë plagët e pashëruara të tërmetit (shkolla e shtëpi të pandërtuara dhe para të padispursuara), duhet të ndalojë hemoragjinë e papunësisë (62 mijë gjatë pandemisë) dhe të përballojë një rrënie ekonomike që sipas institucioneve ndërkombëtare mund të ulet me 15%.
Zgjedhjet e ardhshme/ Një fushatë mbi gërmadhat e tërmetit
Një mision i tillë ngjan krejtësisht i pamundur, aq më tepër nëse në zgjedhjet e ardhshme aplikohet identifikimi biometrik për të cilin është rënë dakord në marrëveshjen e Këshillit Politik me ndërmjetësi ndërkombëtare.
Kështu që për të arritur objektivin e 74 mandateve që u vuri drejtuesve të qarqeve, Ramës i mbetet vetëm një rrugë: dhuna e shproporcionuar.
©Lapsi.al